PANAJOT! PANAJOT!

Panajot Pano

PANAJOT! PANAJOT!  *

                    In  Memoriam

    " PANAJOT PANO? Merr 10-VASIPË BIÇAKË dhe një LORO BORIÇ dhe ja tek e ke PANAJOT PANON!"
 
                         VASIP BIÇAKU-Mjeshtër Sporti,ish-trajner i"Apolonisë" së Fierit.Lojtar i KOMBËTARES!

                      (elegji)
 

Panajot! Panajot!
 
Kush dëgjoi e s'derdhi lot?
 
Sa,për vete, jam tronditur:
 
(Ndoshta mendiat kanë lajthitur?!!!)
 

Kanë lajthitur,s'është e mundur
 
Që të ikë ky burrë i bukur?
 
Ç'janë shtatëdhjetë vjet për të?
 
Dhe, tek shkruaj,loti s'më lë.
 

Kush s'e do PANAJOTIN?
 
Kush si ai e luante topin?
 
Në gjithë kohërat s'ka të dytë
 
Vdekje, moj, t'u bëftë në grykë?
 

PANAJOTI, babaxhani
 
Mbret me top tek "Partizani"
 
Panua peshë zemrat na ngriti
 
Kush e pa dhe nuk "lajthiti?!"
 

Kapte topin vetëtima
 
Si ai kush ia bën  prima
 
Kapte topin, bobo porta?
 
Panajoti,për ne, bota!
 

Dhe në fushë... sa engjëllor
 
S'kapërdisej ,kur bën gol
 
Mbreti i fushës,mbret i topit
 
Mbytur jam dhe tash prej lotit.
 

Mjerisht, iku PANAJOTI!
 
Kë vallë gjen që s'i bie loti?
 
Iku JOTI,MBRET I golit
 
Iku KRENARIA E KOMBIT!
 

Iku,po në zemra rron
 
Dhe,mes nesh, do jetë gjithmonë.
 
Unë e shoh:vjen duke qeshur
 
PANAJOT! Je gjallë: s'ke vdekur!
 

Ti je NDERI I SHQIPËRISË
 
Do jetosh  përjetësisht.
 

* është ndarë nga jeta më 19 janar 2010 në FLORIDA. Atë ditë e kam shkruar,se jetoja po në FLORIDA.Sot u mbushën 10-vjet.
 
                                        Tiranë,19 janar 2020

#hysi #perparim

    310
    0