Pak nga errësira e një kohe të shkuar

Një berber, një ushtar dhe një oficer
 
(Pak nga errësira e një kohe të shkuar)


 
Fatmir Terziu

Një ushtar i sapo mobilizuar dhe një oficer
 
takuan në udhë të gjatë një berber
 
dhe ecën në errësirë, me një fener,
 
nuk u ndanë bashkë
 
me ditë e me natë.

Të tre udhëtonin për në fshat
 
diku rreth tetëdhjetë kilometra larg,
 
ushtarit i kishte ardhur një telegram,
 
oficeri, tha se transferohej në fakt,
 
berberi shkonte në një dasëm.

Bashkë ndaluan nën një rrap,
 
të mbyllnin një sy atë natë,
 
ushtari kishte ca sende në një napë,
 
berberi mbante në sqetull një çantë,
 
oficeri disa materiale bashkë në krah.

Të tre pushuan dhe vendosën bashkë
 
të zgjohen me radhë për të mbajtur një sy
 
në bagazhet e tyre nën rrap
 
ku era fryhej dyfish
 
e sikleti i natës së fraqtë
 
mbinte frikën si mornicat në mish.

I erdhi radha berberit që të qëndrojë zgjuar
 
ai u mërzit duke lëvizur këmbë e duar
 
e sytë iu ngulën mbi çantën e tij të rrojës,
 
mendja menjëherë i hyri lojës:
 
“Po i jap oficerit një “zero” falas,
 
kështu që tani do të kemi dy ushtarë,
 
nga frika më s’do të plas,
 
e gjumin do ta bëj të mbarë”.

Kur i erdhi ora për dezhurn oficerit,
 
e qeshura plasi në krah të berberit,
 
oficeri qeshte duke lëmuar kokën si ballin:
 
"o, berber budalla, paske zgjuar ushtarin!"

120
1