P R O F E S O R Ë !

Përparim Hysi

P R O F E S O R Ë !   *
 
(poezi jubilare)
 
Me rastin e 110-vjetorit të hapjes së shkollës NORMALE  në ELBASAN.
 

Nga   Përparim   Hysi **
 

Nuk di kë të përmend nga ju më parë?
 
Se ju jini që të gjithë: të mrekullueshëm!
 
Nuk e mohoj: për të gjithë,ju, kam  mall
 
Dhe bëhem nga malli, i parezistueshëm!
 

Dua që të vij dhe t'ju puth ato  duar të rreshkura
 
Se që të gjithë qetë si shenjtorë që rrezatonit urtësi
 
Për mua ato duar dhe sot janë aq të shtrenjta,
 
Sa dua që  t'i puth pa u kursyer: nji për nji!
 

E di mirë që të gjithë kini"ikur"
 
Por unë ju kujtoj me përmallim
 
Tek shkruaj,ndjej lotin rrëshkitur
 
Sikur të kem humbur një njeriun tim.
 

Se ju nuk qetë veç mësues, por dhe prindër
 
Na trajtonit të gjithë sikur të na kishit fëmijë
 
Nga shpirti: behar  që dëbon çdo dimër
 
Nuk  u kursyet kurrë duke na dhënë dituri!
 

Jemi  të lumtur që ndoqëm gjurmët tuaja
 
Secili jush,formuar në PERËNDIM!
 
F I D A N I S H T E   E  ARSIMIT KOMBËTAR-NORMALJA
 
Dhe unë, nxënësi juaj, ju kutjoj me përmallim.
 

* NORMALJA e ELBASANIT u hap më 1 dhjetor 1909 (sivjet 110-vjetori i shkollës dhe,mjerisht,nuk është më)
 
** normalist i 50-vjetorit të shkollës.

                                           Tiranë, 30nëntor 2019

#perparim #hysi

    310
    2