O ZË I BUKUR QË SOT TË DËGJOVA

Sami Hidri

Indianola Iowa - Amerike

O ZË I BUKUR QË SOT TË DËGJOVA

O zë I bukur që sot të degjova

Ato bukuritë e natyrës me ty I shtova

Të isha zog do fluturoja

Ate shpirtin tënd të gezoja

Të isha zog tek ty do vija

Pranë teje të rrija dhe të të shihëja

Pranë hijes tënde të qëndroja

Të të merrja ty dhe në male të shkoja

SOT ME TY ISHA NË TË GJITHË DITËN

Sot me ty isha në të gjithë ditën

Më hape sytë më solle dritën

Me ty gjithmonë unë clodhem

Gjithashtu edhe në male kur ndodhem

Sytë e tu ku më cuan

Lart në qiell kur zogjtë kaluan

Me mall të shoh kudo ku je

Natën më zgjove dhe nuk po fle

18 Mars 2021

    350
    0