NË GJUMIN E SHURDHËT SHËTIS ME ENDJE

Thani Naqo


 

Iku e kjo mbrëmje.

Afron çast'i gjumit,

Dielli nën ujë është fikur qëkur.

Në dyshekun magjik me Kashtën e Kumtrit,

Tjeret ëndrra, filluar dikur.


 

Iku e kjo mbrëmje.

S'la vegim të largët,

E nesërmja sjell të ngjashmen e saj.

Sërish do prekemi siç preken plagët,

E dielli do shuhet në të ujshmin skaj.


 

Qetë e pa bujë iku e kjo mbrëmje.

Dallgët e ëndrrës më degdisin larg.

Në gjumin e shurdhët shëtis me ëndje,

Herë i ndrojtur,

herë djalosh i prapë!…


 

Florida, 2009-2021

    390
    0