Një të dielë, eja…

Myrvete Hoxha

Në përkujtim të bashkëshortes sime Myrvetes, një poezi imja:

Nga Minush Hoxha

Një të dieleje eja…

Strofkë nga kënga popullore e përsosur:

Nga large t’shikova-si rreze dielli
 
Kur m’u afrove-si engjëll qielli

NJË TË DIELEJE EJA- një pozi kushtuar basshkëshortes sime Myrvetes.

Një të dieleje eja!
 
Di se ç’mallngjim kemi!?
 
Eja, eja moj!
 
Të shohesh se si rreze dielli ndriçon oborrin tonë
 
Të shohesh se si në gëzime man i trishtë çet kokërzen e zeshkët
 
Tashmë di xhelozinë vishnjare
 
Atë zemraken rebele që anash në qoshk e lamë
 
Dhe mendjemadhin fikun që i shkurtuam krihet e gjërë
 
Di ti gjithë këto
 
I di se shikimi yt i rriti
 
Di ti se kujdes yti i rilind çdo viti.
 
I di se dashuri jote i poq

E po eja një të dieleje
 
Në mëngjes të herëshëm
 
E shihi në lulzim të tyre.
 
Do na gjeshë në kalim kubëzash
 
Do na gjeshë tek derë e oborrit
 
Do na gjeshë në ballkon
 
Do na gjeshë në shtëpinë tonë
 
Tok
 
Në pritje gëzimi, në pritje kurreshtare
 
Se, e diel është e do vie Mamaja jonë.
 
Se, e diel është e do vie Gjyshe jonë.
 
Pa eja një të dieleje
 
Në qeshje tënde të bukur
 
Me fytyren tek rrezon mirësi
 
E ata sy jeshil magji
 
E di, Drita jonë:
 
Kanë çelë krizantemat mavi e pembe
 
Kanë çelë luleflakat kuq aty tek qoshka
 
Kanë çelë drandofilet që ngjajnë në ty
 
Oh karajfilat tu spekter ngjyrash
 
Bukur si ta donte yti sy
 
Ka çelë e vogla yte luleshtrydhe që ta qeshë syrin
 
Tani dhe rrushi yt i trishtë se nuk je ti, nxuar pa qejfe kokerzen
 
Dhe guri epic idhnak shikon vëngër,
 
E thot: ç’më duhet të jam këtu roje pa timen Zonje
 
E di-sa erdhën dallëndyshët, sa erdhën bilbilat
 
Tek të kërkonin e s’të panë
 
Të parat iken në vrap e thanë: ftohtë qenka këtu
 
e të dytët nuk kënduan shprehi, lotuan e iken.
 
Pra, eja moj një të diele e qëndro
 
Ja karriga jote bri tavolines në ballkon me jastekun e butë
 
Nën te, pa luajtur vendit stol për pushimin e këmbëve
 
Dhe tasi yt me vija mbushur me çajë indus
 
Dhe ,,natreni” për ëmbëlsi të diabetikut
 
Dhe matësi gjerman i glukozes me actrapidin ulës
 
Dhe luleshtrydhet tua të adhuruara nga serë jonë.
 
Të gjithat aty. Të gjitha për ty!
 
Eja e rehatohu!
 
Eja një të dieleje dhe na hiq syrin nga dera
 
Eja një të dieleje e na hiq lotin nga syri
 
Eja një të dieleje e na hiq vuajtjen nga zemra.
 
Të presim sqimtarë.
 
E unë
 
të pres oh dhe kur dij se nuk vie.
 
E unë, oh unë, unë!
 
Një dite në vijim
 
Në disponimet më të mira
 
Do vie tek Ti e do të të përqafoj me mallnxhim
 
E nuk do ndahemi më kurrë.

    1482
    1