NJË POEZI TJETËR PËR ATDHEUN

Fatbardha Myslimaj Xhani

(I BUKUR)

Kërkoj brenda vetes Atdheun!
 
Si herën e parë kur më tha im atë
 
Është gjëja më e madhe në botë
 
E unë zura t'i them: sa i madh që je...

Shpesh e kërkoj jashtë meje, por
 
Sërish kthehem te momenti i parë
 
Unë, vocrrake ngre sytë e shoh dritën
 
Në sytë e babit, tek flet për heronjtë;

Dhe i them njësoj edhe sot:
 
Atdheu im je i bukur,
 
I bukur,
 
I bukur!

    591
    1