Një kolazh i shkurtër me vesën e brishtë të lirikës popullore Labe:

-Hapa penxheret e ergjënda,
 
O lule, moj lule,
 
Fluturova e hyra brënda,
 
Aty ish mike thëllëza. (Gjiorm)

-Gjerdani që ké në grykë,
 
të shtrëngoftë, e mos të mbytë !
 
Po qëlloi vetëtima,
 
Ajo qëlloftë mbi mua,
 
në mes të krahëve të tua! (Dhëmblan)


 
- O xhupkuqia me nam,
 
Pse s’erdhe sivjet në stan? (Kapariel)


 
-O filxhani farfuri,
 
Pa dil jashtë, se bie shi!
 
Thëllënzë, pa del në shkallë,
 
Ma bën a s’ma bën dermanë?
 
Ja merr koburen e vramë,
 
Se hallall ta bëra gjaknë! (Sasaj)


 
-Ta dini shokë se ndeza,
 
Më treti mandilezeza..
 
Gjithë miket, mike janë,
 
imija ndriçon dynjanë! (Piqerras)


 
-Kur më shkon si një bimbash,
 
sytë e larm`i mba për dhé,
 
shihmë njëherë më qafsh;
 
edhe nepërka po jé,
 
më helmò, po veç m`u qas! (Zhulat)


 
-Aman moj, guri mermer,
 
m`u doq zemra ylyver,
 
për miken që ryn e del!
 
Ryn e del një pëllumbeshë,
 
Thosh i varfëri ”ta keshë”,
 
Të të keshë moj gastare,
 
nga dera s`të nxjerrij fare! (Lepenicë)

    660
    0