Një kafe dhe raki me miq të vjetër dhe të ri

Kafe dhe raki, si në shtëpi, përplotë me dashuri.

Nga Mentor Serjani

Një kafe dhe raki me miq të vjetër dhe të ri

Sipas traditës shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut,e njëjta gjë vlen edhe për klubin,institucionin,zyrën,ambientin e punës, gjithmonë shqiptari ka diçka për të qerasur,për ta bërë ambientin sa më familjar,njerëzor dhe të ngrohtë.Larg nga rutina e punës,atmosfera mbytëse dhe zhurmuese e saj,nga smogu i saj i përhimtë.Nje fundjavë   që nuk i mungoi dielli dhe miqte,ketu ne klubin tonë të preferuar në qënder të kryeqytetit grek ,ne Athinë ,këtu ku na puqen shumë gjëra,mendimet e idetë e mbi të gjitha puqemi si Bregas.Pikërishte këtu shpirti i trazuar llagarohet ,qelizat rigjenerohen,jeta shtohet nga dashuria për lëngun e bardhë të jetës ,eh të bardhat ngelen të bardha,pra eshte fjala per raqinë ,_është si e rënë nga qielli,_e uruara,hem qelibar ,hem qibare . Gëzuar të gjithe juve që e pini dhe i dini vlerën sidomos në ditë të shenuara dhe të shenjtëruar.E pra  si gjithmonë në fundjavë do të bëhesh bashkë me dikë, dhe sot u takuam  me Josifin,Viron Cicin, mikun e vëllait tim,por njëkohësisht edhe timin,Harillaq Baxherri, mirë e ka thënë populli mos të lëntë perëndia pa miq...Jemi ulur rreth një tavoline,të mbledhur si bletët rreth kosheres së saj,një tavolinë që shërben si pikë kontakti edhe për artin,kulturën, historinë, traditën etj.Rreth kësaj tavoline,ka kujtime,mbresa dhe ndjesi reale e personale të gjithsejcilit,të cilat vijnë si një histori e mirë,e një tradite të mirë,e një emëri të mirë,E pra do të thoni ju,për kë dhe çfarë është fjala : nuk do t'ju lodh' shumë po ju a shuaj kureshtjen dhe zgjidh enigmën.

Fjala është për KAFE UZERI JOSIFI ("ΚΑΦΕ-ΟΥΖΕΡΙ ΙΩΣΗΦ") këtu në qënder të Athinës, në Sheshin Omonia që në shqip do të thotë bashkim, vëllazërim etj, emra sinonimik,ku miku im Josif Rroshi nga Nivicë Bubari ushtron aktivitetin e tij.Këtu lëvrohet fjala e lirë,fjala e njerëzve të thjeshtë fjala e poetëve e koncepteve të artit dhe më gjërë.Ky klub është si vatra jonë e dikurshme ,ku theknim bukën dhe pinim ndonjë gotë raki shoqëruar me ulli e qepë të shtira(keto kishim). Këtu është vatra institucionale e ndërgjegjes së "kombit" ,e ndërgjegjes së çdo njeriu të pranishëm.Duke përfituar nga rasti,më duhet të bëj një thirrje,le të kthejmë vëmëndjen te këta njerëz tç rrallë siç është Josif Rroshi,të cilët kanë shpirt patriotik e human , zemërgjerësi e dashuri,dhe janë misjonarë të mëdhenj që çojnë përpara traditën.Njerëz të tillë të mbrujtur me vitalitetin e çdo stine,që janë të respektueshëm dhe të vlerësueshëm në shoqëri,as të lodhin,as të mërzisin,as të velin.Këtu zemra të ngopet dhe shpirti të ushqehet me nektarin e së resë ,me pjalmin e së ardhmes.Një udhëtim kureshtar,që kalojmë në një gjysëm dite të Shtune apo të Diele,tërë kërshëri,duke kthyer nga dy gllënka raki,raki nga jona e bregdetit.Ditë të mrekulluara ku kanë mësuar dhe ke mësuar diçka,duke u intergruar kështu hallkë pas hallke në zinxhirin e jetës,në altarin e saj të ndritshëm.Kjo është një sipërmarje e vogël biznesi,është shkolla e jetes,ku të jepet mundësia të mësosh , projektosh të ardhmen ,por edhe mund të dështosh.Kjo është zgjedhja e mundësia,të krijosh kapital,të mbledhësh informacion,ku nuk mjaftojn vetëm dijet,por duhen edhe shumë orë pune dhe përkushtim.Ky është Josifi një njeri i suksesshëm,ku për çdo ditë ngrohë zemrat e shqiptarëve emigrant ,të vrarë nga malli për vendlindjen ,ku kujtohen peripecit dhe bëmat e një brezi të pa përsëritshëm,vlera e të cilave do të ndjehet më shumë tek e nesërmja.Por pikeërisht këtu projektohet edhe e ardhmja.I uroj mikut tim Josifit punë të mbarë dhe të suksesshme,duke e lartësuar akoma edhe më shumë punën e tij,e cila i bën nder atij,por edhe neve si bashkrahinar të tij.Duke lënë mënjanë modestinë,dhe pa dashur të bëj reklamëe,vizitojeni dhe vlerësojeni vet' biznesin e Josif Rroshit. 

    590
    3