NJERËZIT

Puntorie Muça Ziba

Njerëzit ndrydhin mllef
 
ngrysin ditët,hanë thonjtë
 
kafshojnë llapën e zgjatur
 
ngjyejnë ujë loti
 
dhe s’duan me dashtë.

Njerëzit ujqërisht
 
të babëzitur
 
ndjellin kob
 
hanë veten
 
hanë të tjerët
 
pinë të thartët
 
ngatërrojnë zorrët
 
ngjyejnë ujë loti
 
dhe s’dinë me dashtë.

Një zogori njerëzish
 
zënë radhë
 
n’kortezh të përmortshëm
 
ecin avash me lot n’faqe
 
shkulin flokët
 
përqeshin funeralin
 
qajnë veten
 
ngjyejnë ujë loti
 
dhe s’duan me dashtë...

    140
    0