MË THER

Nga Natasha Limaj

Mizëri gjallon njerëzia
 
Qepur tokës londineze…
 
Prapa meje fjalurina
 
Copëzime albaneze…
 
Vrik shikimin nga vjen zëri
 
Me amëtaren hyjni…
 
Mizëria që e fliste
 
Londrën, ma bën Shqipëri…
 
Qeshi syri , qau shpirti
 
Dhe , pse gjall’ na mban rinia…
 
Nëpër mend më ther mendimi
 
Ç’po na plaket Shqipëria!..

N . L . ( F ) Londër

    380
    0