MË DËRGOI BABAI ME SHQERRA

MË DËRGOI BABAI ME SHQERRA
 
-Kujtimit të gjyshes sime të fisme-

Nga Pozaet Qose

Në blegërima kthyer gjaku,
 
Që therin ajrin mes për mes,
 
Dëshirë e ndezur e një pragu,
 
Që lumturisht mëton të vdesë

Një faj i mbjellë në kopshte yjesh,
 
Që pranë të fton, të tretesh plagë
 
Për një fytyrë, të çelur syve,
 
Që vjen si fjalë e rron si flakë.

E zymtë lëndina, si gjyqtare,
 
S’jep dot as falje, as dënim,
 
Se është trazuar një shpirt vajze,
 
Të shkojë drejt puthjes, si flijim.

Nëpër stërkala blegërimash
 
I kthyer gjaku dje dhe sot,
 
Këndon, vrapon mes vetëtimash
 
Dhe vetëtimë pushon në tokë…

#pozaet #qose #poezi

    240
    0