MOS IKË...

Bilall Maliqi

MOS IKË...

Mos ikë udhëve të labirintit
 
Se kthinave të saj të zë nata

As gjumi s’e gjenë qetësinë
 
Ëndrra vishet me petkun e territ


 
Portën s’e gjenë dot
 
Mbyllur është me çelësin e humbur


 
Andaj (sot) mos u largo
 
Rri me mua shtrirë në gjumore


 
Le të ngjiten ato ofshama
 
Në balloren e djersitur të dashurisë


 
(02 korrik 2020)

    320
    0