ME KOMBIN NË BORXH

Kushtuar kush djersën,
 
gjakun s'' e kurseu për këtë KOMB

Kur t' më përcillni
 
nga ju
 
të ndahem
 
përgjithnjë
 
këngë dhimbjeje
 
mos më vini
 
se do të ndodh
 
ndonjë çudi.
 
Nga arkmorti
 
mund të zbres
 
qetë e qetë
 
edhe serbes
 
dhe ta heq vallen ngadalë.
 
merak
 
t' mos më mbes'.
 
As këngë trimërie
 
se gjaku
 
do t' më vlojë
 
do t' ju kërkoj dyfek
 
të hidhem në hendek
 
me dushmanin shekullor
 
të ndeshem, të luftojë.
 
Shpesh me vete
 
jam grindur
 
dhe i kam kërkuar
 
llogari
 
"Punove për vete
 
për familje"
 
ç' bëre për Shqiptari?!
 
Në muzeum,
 
dekorata trimërie
 
për të parët e mi
 
ndoshta
 
s'do të gjeni
 
dhe s' kam zili.
 
Turp s' më lanë,
 
lidhur me tokën,
 
me dhënë e dhi.
 
Gjakun në mikroskop
 
po t' ma shihni
 
do të gjeni:
 
djersë, punë
 
e pastërti.

    160
    1