MBRËMËSORE DASHURIE

JANIS BARBERIS

MBRËMËSORE DASHURIE

Qyteti me mishra në heje kremton tjetërkund.

 
Në Stacion të Peloponezit,
 
drekëherë e vonë pashke në një stol 

 
veç ti dhe unë, moj nënë, jemi ulur. 

 
Qenkemi pleq tashmë të dy 

 
dhe unë, gjersa vjersha shkruaj,
 

jam më plak.
 

Po ku paskan vajtur gjithë ata njerëzit tanë ?

 
Brenda një jave 

 
s'paska mbetur kush.
 

Javë e Madhe 
ish sigurisht,
 
plot vuajtje, tradhti e kryqëzime -
 

mos dashkan shumë që kokën ta ulin vdekatarët?

 
Ashtu pikërisht, nga Lari gjer më sot 

 
do të duhej edhe ne disi të ishim nxënë.

 
Por Pashka mori fund, oj nënë.

 
Po ne ç'do të bëhemi 

 
ulur në një stol 

 
të pavdekshëm
 

teksa mbrëmja po bie?

(PËRKTHEU: ARISTOTEL SPIRO)

    230
    0