MALL PËR ATDHEUN

MALL PËR ATDHEUN


 
Nga Luan Çipi

Atje, ditë vere, freski në Tiranë
 
Dhe xhaketën zbërthyer e mban.
 
Këtu, bije borë e ftoma të than,
 
Nga era e marrosur në Miçigan.

Përmallshëm mendimi më shkon
 
Drejt Vlorës, nuses së bukur mes hollë.


 
A thua, në detin e kaltër, gjindja noton
 
Kridhen e lozin me top vaterpoll?

A ka dalë të stërvitet ekipi i futbollit
 
"Flamurtari, me emrin e madh,
 
Po Nartiotët me varka, Gjolit
 
Janë nisur herët, sa agu ka zbardh?

O, sa më hahet një picë në "Tunel"
 
Te Blendi dhe Edi, në "Aulona",
 
Ndenë bajamet që lulet kanë çel
 
Në Jonufër, ku u hap "Bar Blerona"

Në shkëmbin e varur, te "Lirua"
 
Hoteli Shkëmbor, po pret e përcjell.


 
Kallamarë, karkaleca, sopi e cirua,
 
Pjata me “Fruta Deti", neps ndjell!

Qengji në hell, lëshon aromë,
 
Radhima përrallore, na thërret,
 
Kryeartëzat e bilbilat këndojnë
 
Simfoni bilbilash për mbret.

Lart, Llogorait me diell e borë
 
Te "Pisha Flamur", nënë hije,
 
Me zorrë qengji qumështor,
 
Arapash me gjalpë, plotë shije.

Ndaj pyes shqiptarët, me zë që gjëmon:
 
Pse i shtyni vitet e jetës mërguar?


 
Kur Shqipëria me mall ju fton,
 
Atdheu juaj, nga Zoti bekuar!?

Çikago, 25 mars 2011

#luan #cipi

    180
    1