Lutje tjetër

Lutje tjetër

Astrit Lulushi

Të lumtur aq sa mund të ishin, njerëzit jetonin si në moçal që thjesht u përshtatej, ndërsa kujdeseshin për askënd dhe askush nuk shqetësohej për ta. Por disa menduan se kjo nuk ishte e drejtë; Ata duhej të kishin një sundimtar dhe një Kushtetutë. Kështu, vendosën t'i drejtojnë Zotit një lutje; "Zot i madh", thirrën ata, "dërgoni një mbret që do të na sundojë dhe të na mbajë në rregull."

Zoti qeshi dhe u hodhi një kërcu, i cili zbriti duke u përplasur me zhurmë. Njerëzit u trembën nga rrëmuja dhe të gjithë nxituan për ta parë atë që iu duk si përbindësh i tmerrshëm. Pas një kohe, duke parë që druri nuk lëvizi, një ose dy nga më të guximshmit u nisën për ta parë nga afër, dhe madje guxuan ta prekin. Pastaj u hodhën mbi të dhe filluan të tallen e kërcenin.

Por kjo nuk u pëlqeu dhe i bënë Zotit një lutje tjetër: "Ne duam një mbret që do të na qeverisë me të vërtetë, jo si ai që na dërgove më parë”.

Dhe Zoti, këtë herë i zemëruar, dërgoi mes tyre një tiran, i cili shpejt filloi punën duke vrarë e burgosur ata që e kundërshtonin.

Njerëzit u penduan për çka kishin kërkuar, por ishte tepër vonë. “Më mirë asnjë rregull sesa sundim mizor”, thanë ata që shpëtuan, “deri sa të gjejmë një udhëheqës nga rradhët tona”.

    270
    0