„Lule Shqipërie“ të poetit Xhavit Gasa

Xhavit Gasa, poet

Lule Shqipërie“ të poetit Xhavit Gasa

Mbi njëqind poezi formojnë librin „Lule Shqipërie“ të poetit matjan me banim në Londër, Xhavit Gasa. Krijimet e këtij libri janë të gjitha në zhanrin e poezisë dhe përmbajnë fjalë që ndjekin më së shumti një ritëm, dhe në disa raste një strukturë. Poezitë e Xhavit Gasas kanë nganjëherë rimë, dhe janë krijuar më përkushtim për të ngjallur emocione dhe mendime. E shkruara e autorit tërësisht në formë poetike përbën thelbin e këtyre poezive.

Poeti e nis këtë libër, të pestin e tij në këtë gjini, me një poezi dedikuar fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Poezia „Pararojë pranvere“ shkon në një arsyetim logjik, ndërsa autori bën thirrje që të mos u numërohen vitet kur fëmijët kanë lindur, dhe të mos pyetet madje as për „çertifikatë a pasaportë“, por të dëgjohet zëri i tyre, aq më shumë sa „bukur flasin gjuhën shqipe“. Sipas kësaj poezie ata recitojnë bukur e „si shqiponja vallëzojnë“.

Me këtë poezi autori i kujton Londrës, se ata janë filiza nga atdheu i Budit, dhe nëse ndodh ndryshe duhen hapur defterët e Bajronit, për të lexuar vjershat e tij për bijtë e shqipes. Autori shkon më tej kur kujton se këta fëmijë janë si zemra e Nënë Terezës, dhe kanë disa aryse të jenë „pararojë pranvere“.

Gasa i kushton një poezi dhe mësueseve që punojnë me përkushtim për mësimin e gjuhës shqipe në Britaninë e Madhe. Poezia „Mbjedhin filiza“ ka në thelb dashurinë e të përkushtuarve për arsimimin në gjuhën e prindërve të tyre, duke cituar se „mbjellin filiza në rrugën e rilindasve“.

Poezi të tjera si „Aromë Shqipërie“, „Na sollën vendlindjen“ janë frymëzime të ristruktuara nga takimet festive me fëmijët shqiptarë të shkollave plotësuese të shoqatave shqiptare.

Autori shkruan më pas për mërgimtarët, natyrën, stinët, jetën, dhe madje edhe për amanetet, luftën e fjalëve, durimin, mëngjezet, sythet që shpërthejnë e mjaft të tjera. Poeti ia dedikon poezinë tërësisë që e rrethon dhe atyre që përkushtohen në integrimin komunitar. Ai shkruan me dhe për përshtypjet e ndjera për ta ku tregon diçka që mendon se duhet të dinë dhe të mësojnë të tjerët. Autori përcjell një mesazh, përshkruan, i bën dhuratë poezitë... ndaj dhe tek „Lule Shqipërie“ opsionet janë të pafundme!

Xhavit Gasa shkruan se e kupton thebin se poezia do të thotë më shumë kur shkruan për diçka që ka vërtet rëndësi për ty. Ai mendon për lajmet ose çështjet sociale për të cilat ka dëgjuar që e bëjnë të pasionuar për drejtësinë ose ndryshimin. Përdor kështu poezinë e tij si një mënyrë për të ndarë atë që i intereson me botën. Xhavit Gasa e lë audiencën të ulet, t'i kushtojë vëmendje dhe të krijoj ndryshime për ta bërë botën një vend më të mirë, ndaj mediton dhe krijon për këta fëmijë të mrekullueshëm që mbushin bukur kopertinën e parë të librit dhe natyrisht e rrethojnë dhe foton e poetit në kopertinën pas.

    560
    1