Lamtumirë SHAQIR VATA!

Lamtumirë SHAQIR VATA!

Para disa ditësh u njoftua se u nda nga jeta babai i gazetarit, shkrimtarit, poetit dhe publicistit të njohur Arben Vata. Ai shkruajti për këtë humbje në rrjetet sociale: „Lamtumirë babë! Shpirti yt në Parajsë! Sot në Tiranë, Londër e Neë York, u organizua pritja përkujtimore e të 5-ave në nderim të babait tonë të ndjerë, SHAQIR VATA, që ndërroi jetë në New York më 26 shtator 2023. Familjarë, kushërinj, miq, dashamirës e fqinj, kujtuan së bashku momente të eksperiencave të tyre jetësore me babën. Në emër të nanës, motrave dhe vëllezërve, dua t'iu falenderoj dhe përqafoj secilin prej jush që gjatë këtyre ditëve na ngushëlluat në mënyra të ndryshme, duke ndarë me ne dhimbjen tonë! Iu ardhshim vetëm për të mira dhe gëzime në familjet tuaja! Me respekt Familja e Shaqir Vatës!“

Nga lidhjet familjare mësuam se i ndjeri ishte dhe xhaxhai i drejtuesit të shoqatës „Ardhmëria“ në Londër, z Lutfi Vata. Z Vata me këtë rast ka udhëtuar për në SHBA për të qenë i pranishëm bashkë me bashkëshorten e tij në këtë ceremoni të ndarjes me një nga pinjollët e familjes së respektuar Vata. Ne ia shprehëm ngushëllimet tona në rrjetet sociale, dhe me këtë rast ngushëllojmë z Arnben vata, të gjithë ata të afërt dhe familjarë dhe mikun tonë Lutfi Vata për këtë humbje. Ngushëllime dhe shpirti i qoftë i Parajsës!

    110
    0