Lamtumirë miku i vlerave dhe i letrave shqipe!

Sapo ka zbardhur dita dhe mëngjesi e ka hedhur mantelin e agimit me rreze të lodhura të diellit idhnak, që tashmë është larguar në thellësinë e hapësirës qiellore. Si çdo ditë është bërë e zakonit prej katër muajsh, të ndjekim ndonjë lajm motiv, nga "Korona Virusi", i cili pak nga pak po na i copëton hallkat e zinxhirit të shpirtit tē bukur pa u ndjerë.
 
Por sot sinqerisht nuk doja të mirrja këtë lajm tē hidhur për Ty. Duke qenë se jam larg, shpesh lajmet i marrim nga interneti. Për çudi se ç'ndjenja në shpirt! Ishte ky një mesazh nga nipi juaj i nderuar profesor, Murat Gecaj.
 
Brofa në këmbë dhe lotët me shkuan si ujëvarë bjeshke dhe i drejtohem bashkëshortit: Vdiq profesori Murat Gecaj. "Babushi" iku lart në qiell, pa u takuar me ne këtë verë.
 
Nuk doja t'a besoja. Më duket sikur ky lajm i hidhur më ka zgjuar nga një gjumë i rëndë dhe i pamëshirshëm.
 
Kështu ishte sivjet pranvera e këtij viti, një dimër i vërtetë, mjaft i ftohtë në shpirt.
 
Kështu e idhët është ikja jote sot nga kjo botë shfrenetike dhe e tërbuar. Por ikja juaj është vetëm fizike, i nderuar profesor Murat Gecaj!
 
Plejada e arsimtarëve, profesorëve dhe docentëve humbi sot udhëheqësin, organizatorin, kolegun dinjitoz me kulturë e dije, me diapazon jo vetëm europian, por edhe botëror. Nxënësit tuaj humbën sot mësuesin, pedagogun e edukatorin plot vlera dhe me një botë të bukur e të madhe.
 
Shokët dhe miqtë, poetët dhe poeteshat humbën një shok dhe mik të vyer me shpirtin sa oqeani dhe zemrën e zjarrtë.
 
Humbëm sot gazetarin, publiçistin e studuesin me talent dhe pasionin në fushën e bukur e të larmishme të letërsisë e historisë, artit e kulturës plot vlera të çmuara për lexuesin e sotëm dhe të ardhshëm.
 
Familja humbi njeriun e dashur, bashkëshortin e nderuar, fëmijët babain shëmbullor dhe nipërit e mbesat humbën gjyshin e tyre të dashur, të mençur me shpirtin brilant e të dhimbsur.
 
Po atdheu? Atdheu humbi djalin dhe birin e devotshëm me patos patriotik të zjarrtë, si në kohë paqeje ashtu edhe në kohrat e trazirave të ndryshimeve të mëdha sociale, deri në rrahjet e fundit të zemrës dhe frymëmarrjen e vështirë të mushkërive, duke marrë kështu me vete edhe në të përjetëshmin varr dashurinë e madhe për tokën që e rriti, për kombin që e deshi aq shumë, për Shqipērinë që e kishte nënën e vetme në këtë jetë dhe në botë.
 
Por jo, s'dua ta besoj. Ti nuk ke vdekur!
 
Ti jeton në kujtimet tona. Nuk vdesin ata që mbollën vlera dhe dije, duke i lënë amanet për brezat që vijnë.
 
Për korifejtë nuk ka vdekje, se ato vetë kanë krijuar përjetësinë. Nuk vdesin atdhetarët dhe patriotët, nuk vdes biri i Shqipërisë!
 
Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë, i vlerave dhe i letrave shqipe, pubblicisti dhe studiusi i nderuar! Lamtumirë recensenti dhe moderatori i librit "Dallandyshe në fluturim"! Lamtumirë njeriu i mrekullueshëm, i paharruar në përjetësi profesor, dr. Murat Gecaj !

Trandafile Molla (Baja)
 
Novara, Itali.

    270
    0