KËNGËT E LENO ( ELENI) DUKES (DEDI)

KËNGËT E LENO( ELENI) DUKES (DEDI)

O DIVIT, MORE DIVIT

O, Divit, more Divit,
 
Ç’mu bë nata sa një vit..
 
Sa një vit le të bënet-o,
 
Ta puth nusen apo jo?
 
Puthe, puthe kadale,
 
Se të bënetë xanxare,
 
Të ikën nga stroma * fare.
 
__________________
 
Stroma – dysheku

KËNGA E GJINO VAKUT

Gjino Vaku trim i mire,
 
Në moshë të djalërisë,
 
Ç’faj kish bër’perëndisë?
 
Poqi një palë krushq nd’udhë,
 
Krushqit i vrau e i preu
 
Edhe nusen ua rrëmbeu.
 
Mori udhën edhe iku,
 
Poqi një manastir’nd’udhë,
 
Vate të vinte kurorë.
 
Fryu një erë e një furtunë,
 
Gjithë kandilet i shoi,
 
Gjithë kartërat i sosi*
 
Priftëritë i marmarosi*
 
Kallogretë i vuvosi.
 
Mori çupënë për dore,
 
Vate në hije gorice
 
Dhe nisi po e pyet.
 
- E kujt je ti moj bijë?
 
Jam e motër e Gjino Vakut,
 
Dhe mbes’ e qir* dhespotit..
 
- Ne jemi motr’ e vëlla,
 
Ndaj u bë këjo hata.
 
__________________
 
* I sosi – i grisi, i zhduku,
 
* I marmarosi – i ngriu, i bëri mermer.
 
* Qir, gr.- zotëri

250
0