KU TA DISH?!

Në hapat ku një ëndërr,
 
Përqafon dritë,
 
Gjëmon një çast i shkuar,
 
Dhe ndjen frikë.

Ti do,
 
Kërkon,
 
Imagjinon,
 
Por s'mund të kthehesh,
 
Kapluar vite,
 
Je tepër vonë.

Kjo ëndërr,
 
Si kandil brenge,
 
Që qeton,
 
Ngroh ende mure të vjetra,
 
Dhe shpresa dridhet,
 
E shpirti rënkon.

Ti do,
 
Kërkon,
 
Ah sikur,
 
Të kthesh pas kohën,
 
S'ke më mund,
 
Ashtu pa dashur,
 
Brenda teje,
 
Tulatet zemra,
 
E lotin shkund

Ndoshta ëndrra,
 
Mori krahët e dritës,
 
Ku ta dish?!
 
Ka shpuar syrin e diellit,
 
E kthyer qëllimisht,
 
Që ty të të zgjojë,
 
Nga gjumi i trishtë,
 
E ti të gjesh veten,
 
Të lumtur sërisht.

Është bukur të luftosh,
 
Për ëndrrat e tua,
 
Se lumturinë për shpirtin,
 
Nuk e merr dot hua!

580
0