KU PO SHKOJNË KËTA TË DY?

Lida lazaj

KU PO SHKOJNË KËTA TË DY?

Kapërcyer kanë fjalën,
 
malin , shiun, vetëtimën,
 
në duar- zjarrin,
 
teksa hapërojnë në ajër
 
në pllajën e dielluar bujarisht.

Përballë tingëllon jeshili
 
përanash asgjëja
 
qielli përmbi.

Për ku janë nisur këta të dy?

Mali hijerëndë
 
fija e barit përkundur nga era
 
kundërmimi rigonit
 
cinxëri, thellë gëmushës
 
livadhi blegëruar nga luleshqera
 
kanë dijeni,
 
se jo më larg se koha e mjaftueshme
 
për tu shuar zjarri
 
do shfaqet kroi,
 
kalldrëmi,
 
kisha
 
dhe mermeret rradhë rradhë
 
që heshturojnë hijshëm përkarshi.

Ku po shkojnë këta të dy
 
të lidhur gjuhësh
 
iu purpuron këmisha?

Përballë pylli
 
përanash asgjëja
 
qielli përmbi.

#lida #lazaj

    140
    1