Keshillë...

Keshillë lexuesi për shkrimtarin

Mua më kujtohet një lexues imi, shumë dashamirës, por pak naiv. “Shiko, – më thoshte, – shkrimtarët e mëdhenj merren me personazhe të rëndësishme të historisë: Homeri merret me heronjtë e lashtësisë, Shekspiri me mbretër, Ismail Kadare me ministra, sulltanë, kryetarë shtetesh”. Mua më vinte për të qeshur me këtë këshillë, por për mirësjellje kafshoja buzën, qëndroja serioz dhe e dëgjoja gjithë vëmendje.
 
Të ndjekim logjikën e kundërt: një nga tregimet më të bukura dhe më universale që kam lexuar në jetën time është “Gimpel Idioti” i Isaac Bashevis Singer, edhe pse personazhi është një djalë gjysmë i metë, i vonuar. Arëmatësi i “Kështjellës” së Kafkës është një nëpunës i rëndomtë i shtetit, por mbetet gjithashtu një ndër veprat më universale të shkruara ndonjëherë. Sepse vetë njeriu si qenie, pavarësisht nga lokaliteti ku banon, pozicioni në shoqëri, shteti ku jeton, nacionaliteti të cilit i përket, gjuha të cilën flet, është një qenie universale. Brenda një individi të vetëm është i kondensuar i gjithë universi. Të paktën unë kështu mendoj.

    210
    0