KAM DASHUR….

KAM DASHUR….

Nga Rudina Papajani

Kam dashur gjithmonë,

të gjej pllakën e stinëve,

tufa jete rreth e qark,

pëllumba me grushta shpirti,

me sy drejt të ardhmes larg.

Kam dashur gjithmonë, që kalin e vetëtimave ,

ta ngjit në malin e thatë, a

ty ku shiu ka sy kujtese,

i gatuar me verë e mjaltë.

Gjithmonë kam dashur një jetë të gjatë,

fytyrë pasqyre me hyrje

-dalje , në fije që zgjidhen orë e çast…

#rudina #papajani

    160
    0