KAFENË KUR MË GJERB

Sami Hidri

Sami  Hidri
 
IOWA-Amerikë
 

ENDËRR
 

Kur drita në mëngjes
 
më çarti ëndrrën tënde
 
Ty të kisha në mendje
 
në atë natë që botën endje.
 

Ëndrra ende më shpie mua
 
tek zogjtë atje në krua
 
tek burimi për mbi rërë
 
se Ti je e imja ëndërr e tërë.
 
25 Janar 2020
 

KAFENË  KUR  MË  GJERB
 

Atë kafenë kur më gjerb
 
Ëndërra jote më mban zgjuar
 
pranë pishës shuaj brengë
 
me kafenë e prushtë në duar.
 

Për matanë ujë i kulluar
 
Dallgë dallgë i trazuar
 
Kush rrëzë tij është duke shkuar
 
Ti je atje dhe ke ndaluar.
 
25 Janar 2020
 

KARAFILAT
 

Kudo ku të shkosh gjurmë do të lesh
 
Atje Tek to dhe mua do më gjesh
 
Karafilat e bukur për ty do ti mbjell
 
Kur ata të rriten ty do të ti sjell
 

Erë tju marrish të ngopish xhanë
 
Me jep dhe disa mua, mua ne kete ane
 
Të rrita të rrita të bëra si doja
 
Se fjalët e tua çdo ditë do kërkoja
 
25 Janar 2020

#sami #hidri
 

    720
    1