Jeta është shfaqje

Rizah Sheqiri

- A. Mikullovcit në vend të lamtumirës -

Jeta jonë është shfaqje

në skenën botë

me aktorë e spektatorë

e të gjitha shfaqjet

komedi a tragjedi qofshin

luhen

dhe

përfundojnë

veç disa mbahen mend

e kujtohen përgjithmonë

për lojën e bukur

të aktorëve të mëdhenj

si Adem Mikullovci

Suedi, 15 shtator 2020

    320
    0