Holizmi logjik i Camaj mes logjikës pozitiviste të filozofisë

Martin Camaj

Holizmi logjik i Camaj mes logjikës pozitiviste të filozofisë

Dr Fatmir Terziu

Gjuha, që në kemi lexuar në poezinë e Martin Camajt, është konceptuar si thelb, një koleksion i madh i kohës së pacaktuar e të thjeshtë, ftilluese, ose, si ajo më së shumti është njohur, si një gjuhë e filozofisë popullore, me një logjikë proporcionale, vërtetësia e së cilës mund të lexohet vetëm nga një logjikë shtesë, empirike si metodë. Aplikimi metaforik në këtë këndvështrim e sheh arsyetoren poetike mes kësaj gjuhe si një tangente me tërë arsyetoren e vetë trillit poetik, që qaset mes tre formave më të avancuara. Së pari mes shkurtesës së fjalëve ujëse, (të tepërta) së dyti mes logjikës atomiste, (për të cilën do të sqarojmë më poshtë) dhe mes asaj që quhet fakt dhe pikturë e faktit. Mjafton të shohim këtë poezi, ose siç është e njohur nga titulli i saj, “Gjakmarja”. Në plan të parë kemi racionalen, gjuhën fikse, arsyetoren e gjërave, ku gjërat janë gjuhësi dhe filozofi, kemi esencën e mënyrave materiale, ku filozofia është vetë përdorimi normal i gjuhës që i referohet subjekteve jashtë-gjuhësore pa përmendjen e qartë të vetë fjalëve. Ku “Vetmia ka thithë erën e bjeshkës” është në gjendjen materiale, ndërsa “dhe fije bari as fletë nuk lòt” është në mënyrë formale. Në planin e dytë kemi metafizikën e aplikimit për këtë këndvështrim të gjuhës poetike ku “Të mnershëm janë korbat e zèz/në pushim mbi qarrat e vjetër/majë mali në vapë.”, që përcaktojnë arsyetorët logjikë të diskursit me të cilin funksionon mesazhi. Kjo është vetë logjika atomiste, ose atomizmi logjik. Kjo logjikë shihet në një materie të ndërlidhur tek Camaj. Është një principialitet atomik, i pazbërthyeshëm më tej jo i rastësishëm, por i ngurtë në tërë dimensionin e tij filozofik. Dhe kjo është tek mendja e njeriut tek ajo ku vetë “Mendja e njeriut nën hije shestòn/udhë gjaku”. Në këtë mënyrë duket apriori se jeta plotësohet në funksionin e mënyrës së atillë ku asnjë pjesë nuk shkon përtej njohjes së lidhjes së gjakut me jetën dhe arsyen e ikjes prej jetës. Është jo thjesht “gjakmarrja”, por ajo që vërtit jetën në paradigmën “e sosjen e pagjës në mal e vrrî.” Camaj nuk është parë në këtë këndvështrim metafizik dhe logjika e tij aplikuese asnjëherë nuk është ndjerë si një veçori e pikturës së padeshifrueshme atomike. Ajo në tërë dimensionin e saj është e ndërlidhur me atomizmin logjik.

Atomizmi logjikështë një besim filozofik që filloi në fillim të shekullit të 20-të me zhvillimin e filozofisë analitike. Eksponentët e tij kryesorë ishin filozofi britanik Bertrand Russell dhe kolegut Ludwig Wittgenstein, dhe homologut të tij gjerman Rudolf Carnap. Teoria thotë se bota përbëhet nga “fakte” përfundimtare logjike (ose “atomet”) që nuk mund të ndahen më tej. Duke parashtruar fillimisht këtë qëndrim në “Tractatus Logico-Philosophicus”, Wittgensteinkundërshtoi atë më vonë në hetimet e tij filozofike. Emri për këtë lloj teorie është shpikur në vitin 1918-të nga Russell në përgjigje të asaj që ai e quajti “holizmi logjik”, besimi se bota funksionon në një mënyrë të tillë që asnjë pjesë nuk mund të njihet pa tërë qenien e njohur për herë të parë. Ky besim është quajtur zakonisht monizëm, dhe në veçanti, Russell (dhe GE Moore) janë duke reaguar për idealizmin absolut dominues që ndodhte atëherë në Britani.

Parësisht, mund të themi se kur lexojmë dhe shikojmë strukturën e poezive të Camajt, dhe natyrisht në këtë logjikë, ndeshim se ato subjektivisht ndryshojnë krejt, por kur ne i shikojmë ato objektivisht nga kushtet e së vërtetës dhe të rremes së tyre, ato duken të jenë të njëjtë. Shembuj ka plot. Poezitë e tij “Motiv i vjetër në kthim”; “Mes Shëngjergjave” etj., janë poezi që plotësojnë disa nga kushtet e këtij këndvështrimi. Ndryshon koncepti logjik i poezisë së Camajt, nga një ndërlidhje që qaset midis materiales dhe formalesgjuhësore, sepse ajo që ai dikton dhe e jep mes mesazhit, nuk mund të shkruhet si e njërit arsyetor logjik. Ajo është në hapësirën e këndeve diamantikë, ku ngado që ti rrotullosh, të japin të njëjtin shkëlqim. Ja si lexohet poezia “Mes Shëngjergjave”: “Nëpër palcin e eshtnave ndij/frymën e vdekjes./Për rreth digjet ajri/e shikimi tret në udhën e pa skâj./Më dhimben vetëm sýt:/do të shohin dhambët e amshimit/tue u mbyllë përpara.” Në fakte të tilla poetike, logjika shkon gjithnjë përtej asaj që duam të njohim, ose më saktë “Nëpër palcin e eshtnave ndij” që është po e njëjta gjë me pasoren “frymën e vdekjes”, e gjitha është e thjeshtë sa materiale që lidhet me eshtnat dhe po aq formale që lidhet me vdekjen. Fatura e kësaj logjike është filozofia.

Dhe kur filozofia ndërvepron me metafizikën e gjërave kemi faktin dhe pikturën e faktit. Kjo mund të shihet tek poezia “Nji poeti të sotëm” ku  logjika krijon arsyen e vetë logjikës analitike: “Rruga jote â e mirë:/Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme/të miteve klasike. Ti nuk shkrove për to,/por për rrasa guri e ballë njerzorë/me rrudha shum e për dashuninë./Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje/e jo para mikrofonit/si të çetës së poetëve tjerë,/zemra/ndonëse nën shtatë lëkura/akull,/akull/ndonëse nën shtatë lëkura.” Nën shtatë lëkura nuk është thjesht për ti thënë se ai ka mbetur në katundarinë  e tij, por as për ti kujtuar se nuk civilizohet kurrë, në thelb është logjika atomiste për ti thënë se nuk shkohet më përtej veprimit të tij. Ai është i pazbërthyeshëm. Është atomik. Vetë ai poet i sotëm në këndvështrimin poetik të Camajt është shkrimi i tij, fakti dhe piktura faktike “Ti nuk shkrove për to,/por për rrasa guri e ballë njerzorë”.

Tek poezia “Motiv i vjetër në kthim” përsëri biblikja shtatë hyn në një logjikë pozitiviste dhe analitike pasi “Shtatë vasha u çuen peshë/kur ngjyra e korbit fluturoi/përmbi shtyllën e jetës:/sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë/mes pendlave të zeza.” Janë këto përsëri në formën shtatë, pra “Shtatë vasha u çuen peshë/e u turrën vrap me funda/në duer sa qethi mbas korbave/e vetëm me za i tretën si plafa të murmë/nën karmat e vendit tim./Po s’erdhët ju, vasha,/kur të zbardhen pusat e ujit/në lumë përpara agimit,/ngurzohen edhe duert e foshnjeve/në palaré.” Ky motiv i lidhur me shtatë ngjyrat e Ylberit, ndërgjegjësohet në rrafshin logjik e atë formal e atomik se “në kthim” është vetëm ajo që dihet dhe lidhet me motivin mitik, me atë motiv të vjetër e tejet të ngurtë. Pra diskursi analitik të shpie tek ajo logjikë atomike, ku vetëm vashat jashtë arsyetorit shtatë kanë një lidhje filozofike sërrish diamantore, të destinuar të jetë e pastër dhe e qartë. Brilante në tërë formën dhe strukturën e saj.

Një terren i përgjithshëm i kësaj pikëpamjeje është edhe pikëpamja tradicionale e natyrës së logjikës formale tek poezia e Martin Camajt. Logjika formale është parë ndoshta nga vetë autori si një mjet që detajon dhe depërton mes filozofisë në një mjedis të caktuar, të ndërlidhur, të argumentuar dhe të pasuar nga argumenti logjik. E tillë është bjeshka, uji, currilat e ujit, por i tillë është edhe ndërlidhësi Dreni Plak tek poezia e tij me të njëjtin titull. Dhe dreni plak ka një art më vete që pikturohet në logjikën e një bariu, në metafizikën e një bukurie të veçantë siç është bjeshka. Atje ka edhe gjëra që ndodhin “tradhtisht”, ka dhe gjëra që ndikohen nga logjika këndrrethuese. Është logjika që vjen nga silogjizmi, dhe në këtë rast kur ndodh që citohet bariu dhe ai është i lidhur me bjeshkën, nënkuptohet në rastin tjetër që janë shtigjet, ngrohtësitë, dhe natyrisht edhe ato që nuk janë fizikisht, por që udhëtojnë në sensin e seksit tjetër, gratë që shfaqen mes fjalëve dhe mendimit. Pra nëse M është P dhe S është M, atëherë të gjitha lidhjet e S janë P. Kjo është ndikuese e thjeshtë dhe e kuptueshme tek Camaj, por edhe tek mjaft poezi të tij. Në këtë rast “Dreni Plak” nuk është as afër dhe as larg këtij terreni me pikëpamje filozofike tradicionale. Dreni plak funksionon të mishërojë një skeletim sistematik të mjedisit dhe tërë arsyes: “Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkën/për ngrohësinë e vërrijeve./Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltë/punë grash e qeshin/me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë,/prej pusi në pus./Dreni plak çoi kryet prej dheut të djegun,/e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej/shkoi e u kap me të bijtë për punë/drenushash./I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi/gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmi/mërgues për vendet e vuta e bar dimni/që kurr nuk ka me e prekë!/Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat/e i panë ndër bebza/shum drej tue pi currila uji.”

Dhe kur silogjizmi i sjell gjërat që ndodhin “tradhtisht” ndodh ajo që Camaj e ka preambulë të dekoduar poetike: “Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat/e i panë ndër bebza/shum drej tue pi currila uji.” Jeta në bjeshkë vazhdon me ligjësitë dhe urdhëresat e saj. Është jetë. Jetë me logjikë dhe sens logjik. Ka brenda holizmin logjik si mjet për të treguar se fatet janë të tilla, janë mitike, janë të lidhura me vetë fatin e mitit të bjeshkës, si pjellë adekuate e vetë mitit të malit. E në këtë arsye logjike e gjithëndejshmja atmosferizuese ka një diskurs tjetër logjik. Ai diskurs është sa metafizik aq edhe piktoresk. Drena duke pirë ujë në lotin e plakut të vrarë, një arsye gjeneracioni, trashëgese dhe jete në vazhdim. E kjo është një kalkulesë (përllogaritje) logjike që vjen nga vetë gjuha tipologjike e Martin Camaj. Është një lojë në fakt. Një lojë mitologjike që vjen në racionin natyror të bjeshkës, që falë bukurive, ndërlidhjeve trimërore dhe absurdeve ka edhe fate të shkruara atje. Dhe vetëm atje. Në bjeshkë! Kjo është ajo që nxjerr në pah Martin Camaj. Kjo është ajo që vjen nga mitologjia dhe lidhja Greke. Augustine i Hippo, tek “Qyteti i Perëndisë” (City of God) na vjen në ndihmë kur thekson se “Grekët mendojnë se ata drejtësisht kanë nderuar lojtarët, sepse ata adhurojnë perënditë që kërkojnë të luajnë; romakët, nga ana tjetër, nuk do të vuajnë nga një aktor që përdor për turp emrin e tij, të fisit të tij, si njeri i pagdhendur, shumë më pak ato emra të rendit senatorial. Dhe tërë logjika e këtij diskutimi mund të përmblidhet në silogjizmin në vijim. Grekët na japin lokalin e madh: Nëse perënditë e tilla janë ata që duhet të adhurohen, pastaj burrat me siguri të tillat mund të jenë duke i nderuar. Romakët i shtuar të miturit: Por këto burra duhet në asnjë mënyrë të jenë të nderuar. Të krishterët të nxjerrin konkluzionin: Perënditë dhe prandaj me të tilla duhet në asnjë mënyrë të adhurohen”. Kjo qartësohet. Qartësohet në logjikën e Camaj që na sjell një kryevepër poetike të argumentuar me një filozofi të qartë e të bukur, tërheqëse deri në përshpirtje. Fatet janë të paracaktuara në Bjeshkë dhe loja është vetëm një e tillë, edhe kur ajo ndodh “tradhtisht” dhe sjell burimin e lotëve në sy ku pinë drejtë e tjerë më të vegjël. Kjo është gjuha dhe filozofia. Është tërë ajo që vjen në arsyetoren e saj logjike.

E në këtë arsyetore gjuha ka një karakter më vete në lidhje me përllogaritjen mesazhiere. Tek poezia e Camajt jo gjithnjë është parësore ajo që dihet, ajo që është transmetuar. Ajo është parësore vetëm kur përllogaritet, kalkulohet dhe dekodohet. E tillë është pozia “Gjarpni dhe Grueja” ku aty nuk ka asnjë lidhje me mitin dhe mitologjinë greke, dhe ku Ekidna, një përbindësh femër e përbërë nga një gjysmë nimfë, dhe gjysmën tjetër gjarpër pika-pika, nuk është në arsyen e vjetër të mitit. Ajo Ekidna që ka jetuar në një shpellë që vjen me arsyen e mitit, këtu në këtë poezi transformohet dhe sjell gjarpërin si një pjesë të tradhtisë, asaj që i qaset gjithnjë gruas së pandershme nga pas, asaj që gjithnjë ka një gjarpër me vete. Ajo grua ishte ndryshe dhe u vra por gruaja e Camaj “... mbramë harroi trupin e vet zbuluet/e në mëngjes e gjeti pikturë të varun/në murin e gjanë dhetë pashë:/e kqyri dhe e kqyri e u zhduk.” Nuk janë më arsyet e pika-pikave në kurrizin gjarpëror por “Petkat e saj teren buzë detit/me këmishën e gjarpnit mbi gurë” dhe tradhtia vazhdon pasi gjarpëri lëkurën e harron dhe zakonin se harron e ndodh që “Shtërpia tha se vjen prap, ajo,/deri mbasdite.” Këtu dekodimi logjik i Camaj na qartëson dhe tërë funksionin logjik të diskursit e vesh me një forcë të kalibruar: “Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun/doli prej nëngurit/e iu zgërdhesh vetmisë ndërsy,/veshi këmishën e vjetër e shkoi/me fjetë.” Dhe Camaj në këtë pikë është jashtë argumentave analitike, shkencore apo didaktike në lidhjet me gruan apo seksin tjetër. Ai ndjek deri në parim idenë e Nices (Friedrich Nietzsche ) që referon se “Kur për një grua sillen prirjet shkencore zakonisht ka diçka të gabuar me seksualitetin e saj”. Në këtë rast është dicka tjetër më logjike, që funksionon qoftë si debat, qoftë si argument. Ai është dual dhe faktori nuk është tek fajtori, as dhe vetë fajtori nuk është tek faktori.

  Vazhdon...

#martin #camaj #terziu #fatmir

    484
    3