Hiqmet V. Piraj, dora dhe mendja e talentuar e mësuesit të përkushtuar

Hiqmet Piraj, dora dhe mendja e talentuar e mësuesit të përkushtuar

Prof. Dr. Fatmir Terziu

Me pak fjalë, bota është kthyer në një xhungël ku ne të gjithë po vrapojmë drejt diellit, të ngatërruar në tendinat e rregullave të padukshme. Me ne, nga rrënja deri në majë, si gjethet e zhytura në pluhur dhe kalbje, kulturat tona vendase rëndojnë dhe rrëzohen. Në betejën e madhe për mbijetesë dhe rritje, kjo shumëllojshmëri e gjelbëruar traditash dhe gjuhësh, besimesh dhe mentaliteti vendas, pikojnë në mënyrë të pashmangshme në vjeshtën e rrëmbyer të zhdukjes globale. Përpjetë, drejt dritës së ndezur të suksesit, shpresat tona të pandërprera mbeten. Të gjithë bëjnë të njëjtën zhurmë në thatësirën e besnikërisë së tyre ndaj depersonalizimit. Dhe pastaj ata shkërmoqen në pluhur, të dërrmuar në nxitimin e veprave të reja arrogante.

Unë besoj jashtë mase në vlerat e brezit që na mësoi, edhe pse diku e diku kishte mungesën e ndonjë privilegji, por në thelb ne dhe të gjithë jemi krenar për mjaft mësues që na kanë mësuar në vite të vështira. Ne kemi qenë fundja fundit të disiplinuar nga modeli i tyre. i tillë ka qenë dhe mbetet për mua mësuesi Hiqmet V. Piraj, një mësues që ishte i denjë të na mësonte dhe Biologjinë, dhe Kiminë, dhe Edukatën Fizike me një përkushtim e me një mësimdhënie të dalluar. E simpatizoj ende sot modelin e tij, dhe jo vetëm atë të mësuesit arrogant e dembel, por të intelektuali Hiqmet V Piraj, mjeshtër qoftë në punimin me dru, qoftë në gur, qoftë dhe në zanate të tjera, që Njeriu i fiton vetvetiu në jetë, por edhe estetikisht gjithnjë i paqmë dhe i paqtë. shkurt mjaft i saktë!

Kështu sot nëse kthehemi pas kujtojmë se me këtë arsye sot të gjithë duan të mësojnë diçka për identitetet e tyre të reja të shartuara dhe me zell thithin çdo delikatesë verbale që ngatërron ajrin në një rrjetë merimange "meskine" të modës së vjetër me një tkurrje të të gjithë asaj që na mësonte të dinim çdo gjë dhe të ishim të aftë për jetën.

Zonja e tij e nderuar Maksudja dhe Hiqmet Piraj

Dikur në kohën kur mendja dhe talenti i mësuesit të respektuar, Hiqmet K. Piraj, që e quanim popullorçe, Kimush, natyrshëm na ushqente të kishim dhe lirinë e pyetjes. Pyetja modeste e bërë në atë, të bënte të ishe një nxënësi shkëlqyer i klasës së tetëvjeçares dhe më tej të zhyste thellë në mendime. Pikërisht në vijën kritike që ndan naivitetin e fëmijërisë nga ndjesia skeptike e moshës madhore hyje me këtë dhunti të një mësuesi të talentuar në një botë të duhur, të domosdoshme e të pjekur. Sepse sot, megjithë tonelatat e grimit të shpirtit që duhet të përdor për të ruajtur imazhin dëshpërues të një prej mësuesve të shumtë të mirë në këtë mbretëri të largët, ndihem marrëzisht të kuptoj se shumë të rrinj sot në emigrim janë thuajse fare pa peshë. Të vetëm në podiumin e Spartakiadës së Klenjës përballë heshtjes ironike të të tjerëve, të dorëzuar për një tjetër fitore në mugëtirrën e një humbje të kohës së çmuar para provimit, natyrshëm ishte dhe merita e mësues Hiqmetit.

Dhe kështu shkruaj duke e kujtuar, duke e respektuar, dhe duke u thënë sot të Tjerëve se nuk duhet të dorëzohemi ndaj emocioneve të panevojshme. Ndaj po plotësoj vetëm një grimim shkrimi për mësuesin e munguar të kësaj kohe, me një talent brilant dhe më duhet të ndjek me disiplinë udhëzimet e tij në jetë, të (pa)shtypura në kompjuter atëherë, se nuk ekzistonte, por të shkruara me dorë e me një kaliografi të bukur. Në këtë mënyrë motivimi është më i madh se të gjitha arritjet. Dhe ai na motivonte dhe me shembullin e tij personal…

Na motivonte dhe me shembullin e një familjari të rregullt, me një grua zonjë në të gjitha drejtimet, me një familje model, me fëmijë të shkëlqyer…Na motivonte të ishim vetvetja. Të jesh vetvetja këto ditë është e barabartë me vetëvrasje sociale. Janë mijëra praktika të civilizuara të shpikura me qëllimin e vetëm për t'ju bërë të ndiheni rehat mes të tjerëve, dhe me kaq sukses, saqë përfundoni të pyesni veten nëse ai person i përsosur, me ndryshimin e shtrembër, është akoma ju, apo është ndonjë i huaj?

I gjendur sot në këtë hamulli të rrjeteve sociale, shoh djemtë dhe vajzat e asaj zone, mjaft prej tyre me origjinë, shumica të lindur në skaje të ndryshme të Atdheut që tundin lepurusha dhe simbolika të tjera për përshëndtje që ndajnë zemra e dashuri simbolike, por kur vjen tek të shkruarit dhe gjuha janë larg e shumë larg asaj që na mësonte mësuesi i asaj kohe. Shkolla të paktën, përtej të gjithë kritikave na la një model.

I zhytur deri në një barbarozë, të lëshuar sipas dëshirës komerciale, përpiqem të rregulloj shpirtin tim, të zvjerdhur në harmoninë njerëzore që ka humbur kualitetin e saj të respektit dhe komunikimit. Sepse në ndjekjen intensive të kësaj vlere të munguar rrëshqas gjithnjë e më shpesh në uniformitet me masën dhe ngulem të them u lumtë atyre që janë në gjendje të mbajnë gjallë të paktën modelin e ardhur nga brezat që po ikin njëri pas tjetrit. Më pëlqejnë njerëzit dhe pasionet e tyre. Është gjithashtu moti i këtushëm, moti që më ngjan afërsisht si atëherë, si në atë zonë të bukur e të dashur, pra si një frigorifer i hapur me mbushje të mbushura vetëm nga puna dhe djersa e secilit. Tashmë më duket se jemi në dy kohë. Një kohë për të ngrënë dhe një kohë për të harruar. Kishte një herë tjetër kuptim ndryshe koha?

    1630
    4