Harold Pinter: Kundërshtues i përhershëm dhe i ndërgjegjshëm

 

Kundërshtues i përhershëm dhe i ndërgjegjshëm. 

 

 

 

ZOTI BEKOFTË AMERIKËN

 

Ja ku janë përsëri,

Jankitë marshojnë të armatosur

Me këngët e tyre të gëzuara

Ndërsa përshkojnë me galop botën e madhe

Duke përlëvduar Zotin e Amerikës.

 

Hendekët u mbushën nga të vdekurit

Ata që nuk mundën të vazhdojnë

Të tjerët që nuk pranuan të këndojnë

Ata që humbin zërin

Ata që kanë harruar qëllimin.

 

Kalorësit kanë kamzhik që presin

Koka jote tëposhtet në rërë

Koka jote është një liqen në baltë

Koka jote është një njollë në pluhur

Sytë e tu janë të nxjerë dhe hunda jote

Nuhat vetëm erën e rëndë të të  vdekurve

Dhe era e vdekur është e gjallë gjithkund

Nga duhma e Zotit të Amerikës.

 

 BOMBAT

 

Nuk ka më fjalë të themi

E vetmja që na mbeti janë bombat

Që plasin nga brenda kokës sonë

E vetmja që na mbeti janë bombat

Që shtrydhin gjer në fund gjakun tonë

E vetmja që na mbeti janë bombat

Që shkëlqejnë kafkat e të vdekurve

 

Harold  Pinter( 1930 -2008)

DEMOKRACI

 

Nuk mund të shmangeni.

K.... e mëdhenj kanë dalë jashtë.

Do  sh................ çfar t’ u dalë përpara.

Të ruani prapanicat tuaja.

 

FUTBOLL  AMERIKAN

Mendime gjatë  luftës së Gjirit

 

Aleluja!

Ia arritëm.

I shqyem.

 

I shkërdhyem dhe muti

u doli nga veshët e shkërdhyer

 

Ia arritëm.

I shqyem.

Plasën brenda në mutin e tyre!

 

Aleluja.

Lavdi Zotit  gjithmonë veprat e Tij.

 

I shkyem,  i bëmë mut.

E hanë.

 

Lavdi Zotit  gjithmonë veprat e Tij.

 

I shqyem, u bëmë koqet pluhur,

pluhur i shkërdhyer.

 

Ia arritëm.

 

Tani dua të vish këtu dhe të më puthësh në gojë.

 

VDEKJE

 

Ku u gjend i vdekuri?

Kush e gjeti të vdekurin?

Ishte i vdekur i vdekuri kur u gjend?

Si u gjend i vdekuri?

 

Kush ishte i vdekuri?

 

Kush ishte babai, a vajza, a vëllai,

A daja, a motra, a nëna, a i biri

i të vdekurit që u braktis?

 

Ishte i vdekur i vdekuri kur u braktis?

U braktis i vdekuri?

Kush e braktisi?

 

Ishte lakuriq i vdekuri apo i veshur për udhëtim?

 

Çfarë ju detyroj të deklaroni të vdekur të vdekurin?

Deklaruat të vdekur të vdekurin?

Sa mirë e njihenit të vdekurin?

Si e dinit që i vdekuri ishte i vdekur?

 

E lahët të vdekurin?

Ia mbyllët dhe të dy sytë?

E varrosët të vekurin?

E braktisët?

E puthët të vdekurin?

 

Përktheu Vasil Klironomi

    80
    0