HALIMI I TRETË

HALIMI I TRETË

I madhërishëm dhe i shenjtë, unë jam Halimi i tretë,

Sundimtari i Sunduesve.

Këtu në duart e mia të bardha

Fillon mëngjesi i popullit tim.

Çdo moment që marr frymë

Bart ngrohtësinë time te virgjëreshat e panjohura;

Në vazhdimësinë time zbulova

Shijen e kohës.

Bota si dimensione

Varet nga periudha ime.

Në paqen e trupit tim

Kështjellat gjejnë qetësinë e tyre.

Lirova poezinë, shkencën, fitoren

Në vazhdën e shqiponjave të mëdha.

Në dete dhe në tokë,

Le të gëzohen brezat.

Qielli, e errëta dhe bluja

Janë të destinuar për kokën time,

Për gjakun tim të pambarimtë

Dashuria ime është një paralele e pafund.

Fazıl Hüsnü Dağlarca

PËRKTHEU: FATMIR TERZIU

    160
    0