Gëzuar ditëlindjen Nazmi Muceku!

Gëzuar ditëlindjen Nazmi Muceku!

Ishte një rastësi. Atë ditë isha në një shërbim pune në zonën etij në Londër. Ndërsa ecja rrugës, dëgjova një trokitje të lehtë xhami. Trokitja vinte nga një mjedis publik. Pas disa sekondash ndjeva dorën e një njeriu. Ishte një burrë trupmbushur. Më foli shqip. Dhe buzëqeshte. Ju njoh më tha. Ju njoh… Dhe unë ende isha në udhë e sipër me mendimin dyzues. A jeni Profesor Fatmir Terziu? Po i thashë, por ju faleminderit, unë nuk…, nuk jam takuar ndonjëherë me Ju. Apo jo? Ai vetëm buzëqeshte. Dhe në të njëjtën kohë ndihej disi ngushtë, mos ndoshta veprimi i tij mund të konsiderohej ndryshe nga ana ime. Vetëm aq. Buzëqeshje dhe më pas një ftesë për kafe.

Në të dalë të rrugës që të shpie tek stacioni i Northëood kafeja e parë u bë ndalesa jonë. Aty pikërisht ku unë kisha edhe rreth tridhjetë minuta kohë për të mbërritur tek Spitali Mount Vernon, që ndodhet në Northëood, një zonë në veri-perëndim të Londrës së Madhe. Është një nga dy spitalet e drejtuar nga The Hillingdon Hospitals NHS Foundation Trust dhe aty më duhej të përktheja për një ndërhyrje të menjëhershme në trupin e një fëmije, që sapo kishte ardhur nga Shqipëria me prindërit e saj me gomone në Dover.

Menjëherë u nxitua të paguante kafetë, dhe më pas nisi të më fliste disi i zënë ngushtë, paksa për veten. Në fakt nuk kishte më nevojë të më prezantohej se telefoni në anën tjetër e kishte kryer këtë njohje në distancë. Dy miqtë e mi Gëzim Ethemi dhe Përparim Muça, por ashtu dhe miku im i nderuar, biznesmeni dhe intelektuali, Aqif Neli, më patën fiksuar fjalët që të bëjnë krenar të pish një kafe me personin për të cilin mund të kisha një farë hezitimi. E kështu dhe disa përshëndetje në atë kafe, sikur ai të ishte i zoti kafenesë, jo thjesht një vizitor si puna ime.

Të gjithë e përshëndesin me respekt. Respekt për një njeri, që në fakt tashmë më krijonte përshtypjen se ai ishte njohur me mua këtu e pesëdhjetë vite më parë e ne kishim një miqësi e shoqëri të ndjeshme viteve në jetën tonë.

Kështu ishte në fakt. gjerbëm kafetë dhe aty ndjeva se ai ishte një biznesmen i njohur në atë zonë, një qytetar shqiptaro-britanik model dhe një familjar që kishte një familje mjaft të edukuar, një djalë shembull dhe një vajzë me master dhe me punë të shkëlqyer në një nga institucionet britanike. Ky familjar, ky shqiptar, ky intelektual dhe ky bisnesmen ishte Nazmi Muceku.

Ndërsa kam shkruar më parë për të, sot është një ditë speciale për të. Ai ka ditëlindjen dhe atë ka shkuar ta festojë me prindërit etij, babain e tij të dashur e të nderuar. Ai ka shumë arsye për të festuar këtë ditëlindje. Dhe ndaj ne menduam që të shkruajmë dhe të urojmë disi ndryshe, këtë mik, këtë shok të respektuar, me të cili në avancë ne e pimë një kafe në një nga mjediset më të ndjeshme e më komode, ku grumbullohet dhe stërvitet Kombëtarja e Anglisë në futboll. Ishim aty në ditët kur skuadra angleze e futbollit po përgatitej për Botërorin Qatar 2022, pikërisht në një hotel luksoz, në The Grove, në Ëatford.

Aty pamë trajnerin Gareth Southgate dhe ekipin e tij mbërritën në The Grove, pranë A41, ndërsa ne pimë kafenë tonë të dytë në atë mjedis përrallor.

Nazmi Muceku kishte këtë dëshirë të shkonim në atë vend, dhe në fakt ishte jo rastësi. Edhe aty Nazmi Mucekun e njohnin mjaft, pasi shumica e tyre i lanin makinat në lavazhin e tij dhe kështu shërbimi dhe kultura e tij kishte rrënjë edhe aty në atë mjedis të shtrenjtë, jo thjesht përrallor.

Kështu me këtë arsye ditëlindja e tij filloi ditë më parë dhe sot ai ka atë që i takon Gëzuar ditëlindjen dhe 100 më shumë pranë familjes suaj të mrekullueshme. Gëzuar Nazmi Muceku!

    220
    1