Fran Gjoka i Lezhës me një trofe të merituar

Fran Gjoka i Lezhës me një trofe të merituar

 

 Shkruar nga: Dr Mujë Buçpapaj

Emri i Fran Gjokës është nga emrat e njohur në shtypin shqiptar këtu e afro 50 vite më parë, teksa në kohët e sotme emri i tij spikat  vazhdimisht me artikuj tërheqës në gazetën e përjavshme “Nacional”.Artikujt e tij kapin një gamë shumë të gjerë. Në fokus ai  ka si gjithnjë arsimin kombëtar dhe problematikat e shumanshme që lindin në këtë sferë të rëndësishme tëjetës. Teksa shquhet si kontribuues aktiv me artikujt social-pedagogjik, ai shquhet po aq edhe me artikuj artistikë e kulturorë, me analiza dhe studime, me portrete arsimtarësh, specialistësh të fushave të ndryshme e kuadrosh,por dhe si prezantues e analizues i krijimtarisë në fushën e letërsisë dhe të arteve.

Në shkrimet e tij FranGjokaështëgjithnjë origjinal dhe i gjithë pranueshëm, teksa nuk druan të afirmojëvazhdimisht vlera dhe përvoja tëreja bashkëkohore,sikurse dhe vlera artistike dhe letrare, vlera të librave me poezi dhe me tregime, novela dhe romane, por ai tregohet mjaft i interesuar edhe për një galerie arti,një ekspozite pikture, sikurse dhe shkruan fare natyrshëm për edukimin e fëmijëve parashkollorë. Ndërkaq bie në sy interesimi i FranGjokës për klinikat mjekësore, për mjekët dhe personelin mjekësorë në spitale.Ai i përshkruan dhe iportretizon ata me vlerat më të mira,duke vënë në dukje krahas shpirtit human edhe përgatitjen profesionale dhe përkushtimin e tyre. Ai ka vënë në fokusin e artikujve edhe probleme ekonomike,duke qenë vazhdimisht pranë halleve dhe shqetësimeve të popullit të thjeshtë,duke qenë një zëdhënës aktiv dhe i përkushtuar i tyre deri në zgjidhjen e plotë të problemeve që ata kanë. Janëtë shumë ata qytetarë lezhjanëqë e vlerësojnë dhe e falënderojnëFranGjokën sa herë ai ka ngritur zërin në mbrojtje të interesave dhe problemeve të tyre, por ai edhe nuk ka ngurruar të demaskojëato raste burokratike dhe ata persona që zvarritin hallet dhe problemet qëkanë njerëzit në zyrat e shtetit apo të institucioneve të ndryshme,që premtojnë dhe nuk e mbajnë fjalën.

Frani di të vlerësoj bukur dhe me entuziazëm arritjet dhe modernizimin e shkollave, ndërkohë qëka qortuar dhe qorton me  artikujt e tij prapambetjen dhe pasigurinë që shfaqen aty-këtu, shmangien nga shkolla të mjaft fëmijëve, cilësinë diku të diskutueshme të mësimdhënies;ai bën kritika tëdrejtpërdrejta për mësues e drejtues të paaftë dhe me mungesa të theksuara pedagogjike e profesionale.

Ndiej  obligimin të afirmoj faktin se janëdhjetëra artikuj të FranGjokës, që trajtojnë probleme të traditës,të folklorit, të pasurisë sëmuzikës popullore, vlerat e rralla njerëzore të popullit tonë, virtytet e tij tëçmuara të besës dhe të mbajtjes së fjalës së dhënë, tëmikpritjes, të mënyrës së jetesës... Personalitetet e letërsisë, të gjuhësisë, të kulturës, të shkrimit shqip, janë në qendër të shumë artikujve të FranGjokës, sikurse, në ato artikuj shkruhet për historinë shekullore të popullit shqiptar që nga ilirët, arbrit e deri në ditët e sotme, e ku zënë vend të veçantë Lezha (Lisusi i lashtë), që nga krijimi, duke qenë jo vetëm vend i burrave të mëdhenj të kombit, por edhe vendi ku u morën vendime të rëndësishme historike. Në artikujt e tij ai  përmend vazhdimisht me nderim dhe krenari emra personalitetesh dhe bijsh të shquar kombëtarë,  që kanë lënë gjurmë të shkëlqyera në historinë e Lezhës, siç ishte Kuvendi i Madh Historik i Lezhës i 2 marsit të vitit 1444, ku morën pjesë princat e famshëm shqiptarë, që krijuan ”Lidhjen shqiptare” me kryetar Gjergj Kastriotin; përmend Kuvendin e Arbrit (Koncili i Arbrit) të mbledhur në vitin 1703 në fshatin Mërqi me nismën e Papa Klementit XI, Albani, Papë i njohur me origjinë shqiptare.Artikujt e FranGjokës janë po aq interesantë dhe mbresëlënës, sidomos kur ai shkruan për Frang Bardhin (1606-1643), që ishte ipeshkëv, shkrimtar, leksikograf, etnograf dhe folklorist, nga Kallmet i Lezhës, shkruesi i parë i një fjalori për gjuhën shqipe dhe që konsiderohet leksikografi i parë i shqipes. Por, me po aq nderim;Franishkruan për poetin PjetërZarishi (1806 - 1866) nga Blinishti i Zadrimës, i doktoruar në Romë për filozofi e teologji. Shkruan për NikollëGazullin, ”Themeluesi i toponomastikës shqiptare”, i cili lindi në vitin 1895 në Dajç të Lezhës dhe vdiq në 1946, albanolog, gjuhëtar, historian, punimet e të cilit u vlerësuan veçanërisht nga NobertJokli.Por, edhe si lezhjan, FranGjoka krenohet dhe shkruan shpesh për poetin kombëtar Gjergj Fishta (1871-1940), duke përmendur kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe vepra të tjera, e duke vazhduar me Bibliotekën e Lezhës, që mban emrin e poetit të madh.

Franika shkruar dhe shkruan edhe për faktin se, edhe në kohët e sotme, Lezha si një truall i begatë, ka nxjerr nga gjiri i saj shumë njerëz të shquar, midis të cilëve ai përmend dhe poetin e njohur të Lezhës dhe Shqipërisë Ndoc Gjetja, por edhe poetët dhe shkrimtarët e gazetarët RudolfMarku, PreçZogaj, Remzi Lani, Agim Isaku (me veprimtari në Lezhë), flet me respekt për gazetarët dhe personalitetet e shquara NikollLesi dhe Aleksandër Frangaj, për piktorin PashkPërvathi dhe ndalet pastaj gjatë duke folur pa u lodhur për ”Mësuesin e Popullit” dhe mikun tij të madh MarkVuji, me të cilën të dy kanë pasur shoqëri, miqësi dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm sidomos për çështje të arsimit të Lezhës...

FranGjoka ka qenë dhe është gjithnjë aktiv me artikujt dhe shkrimet e tij, i kudondodhur, i shoqëruar apo përkrahë njerëzve të mëdhenj të arsimit dhe të letërsisë shqiptare, që nga BedriDedja, Shefik Osmani, MarkVuji, MusaKraja, MuratGecaj, Nuri Dragoj, poeti i shquar Ndoc Gjetja e të tjerë, të cilët nuk kanë qenë vetëm mësues për Franin, por edhe kolegë të tij të letrave, që e kanë dashur dhe e kanë respektuar, e për të cilët ai ruan kujtime të shumta pune dhe jete. Në shenjë besimi prof. Shefik Osman, i besoi Franit një pjesë të bibliotekës së tij për ta dorëzuar atë në bibliotekat e shkollave të rrethit të Lezhës, me qëllim që të ruheshin aty, duke qenë një pasuri e vyer për ato biblioteka... Por janë dhe të tjerë personalitete e njëherazi miq të Franit, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë sot për gjuhësinë dhe shkollat shqipe, për gazetarinë dhe kombin si: GjovalinShkurtaj, MujBuçpapaj, SulejmanDërmaku (Prishtinë), SadullaZendeli-Daja (Suedi), Sokol Demaku (Suedi), EmineS.Hoti (Norvegji), HazirMehmeti (Austri), Hektor Veshi, Ilir Kanini, Viron Kona, Qazim Dushku, MarkTirta, Sabri Laçi, Fadil Kepi, Gëzim Tushi, AndonAndoni, Vjollca Spaho, KadriTarelli, SejdoHarka, DhimitërXhoga, Petrit Malushi, NdueDragusha, Ibrahim Hajdarmataj, Bashkim Saliasi, Agim Qoku, IrfanRama, VlashPrendi, Kastriot Kodheli, DedRrahmani, Gjergj Frani, Ndue Deda, Martin Deda, Pashkë Smaçi, dr.ZefZefaj, Lesh Ndoji etj., të cilët janë njëherazi miq e shokë të afërt të FranGjokës, që ia njohin vlerat, që e mirëpresin dhe këmbejnë me kënaqësi mendime me të për shkollën dhe zhvillimet e saj, për gazetarinë dhe problemet sociale - kulturore që karakterizojnë kohën tonë.

FranGjoka shfaqet ashtu siç është dhe kurdoherë i palodhur, kurse pena e tij e mprehtë, solide dhe e patjetërsueshme. Gjithnjë i çiltër dhe i sinqertë, ai nuk ka parë asnjëherë anën materiale të punës së tij shkrimore, por ka pasur dëshirën e madhe për të shkruar e kontribuar për përgjithësimin dhe afirmimin e vlerave kombëtare gjuhësore, arsimore, kulturore, tradicionaledhe artistike të kombit tonë. Në tërë këtë punë të madhe dhe të jashtëzakonshme, që rrok më shumë se 2000 shkrime të botuara, ai me modesti shprehet se kjo punë i ka dhënë dhe i jep atij edhe një pasuri tjetër të madhe, miq e shokë të panumërt, jo vetëm në Lezhë, por në të gjithë Shqipërinë.

 

 Vargje nga Viron Kona

Kushtuar gazetarit të talentuar

           FRAN GJOKA, LEZHË

Fitues i çmimit “Publicisti i vitit 2023”

nga Bordi Editorial Ndërkombëtar

i gazetës NACIONAL

 

Gëzojmë për sukseset e miqve,

Gëzojmë për vlerësimet në jetë,

E meriton këtë çmim e vlerësim,

Frani ynë shpirt bukur, sivjet!

 

Dikur Frani i gazetës, “Mësuesi”,

Dje dhe sot i gazetës “Nacional”

Gazetar i kërkuar nga shtypi,

Frani i ditur dhe shpirtbardhë!

 

Redaksitë ia përthithnin artikujt,

E kërkojnë i shprehin kënaqësi,

Mirësi përhap në jetë Frani ynë,

Plot dije, përkushtim e dashuri.

 

Frani ynë i mirë e ndër të mirët,

Fitoi tek e mirënjohura “Nacional”,

Kjo gazetë e dashur për lexuesit,

Për vlerat e nivelin e lartë të saj.

 

Franit të urtë e të dashur në jetë,

Të vlerësuar, origjinal në gazetari,

Atij dhe familjes Gjoka i urojmë,

Një vit plot gëzime edhe lumturi!

 

Tiranë, më 31 dhjetor 2023

    160
    2