FPU i jep Prof. dr. Sali Kurtit titullin “PERSONALITETI I VITIT”

Vlerësimi për mbi 30 akte humanizmi për shtresat në nevojë dhe për trajtimin me çmime të reduktuara të studentëve ekselentë

 

 

FPU i jep Prof. dr. Sali Kurtit titullin “PERSONALITETI I VITIT”

 

 

    Ish-Presidenti i Republiks SH.T.Z. Bujar Nishani, në fjalën e tij me rastin e dekorimit me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndër të tjera është shprehur se: “Doktor Sali Kurti ia ka kushtuar jetën profesionit të mjekut, një profesion ky i nderuar, por edhe i vështirë. Me një karrierë të gjatë, gati prej 5 dekadash, ai është kthyer në shembullin e njeriut të punës, duke u dalluar për përkushtimin, mirësinë dhe humanizmin e tij”.

 

 

Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

 

Në më pak se një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Agjencinë e Rinisë të Bashkisë Tiranë, Prof.dr. Sali Kurti ka trajtuar me çmime të reduktuara në Klinikën “Mat Dental” dhjetra studentë ekselentë dhe dhjetra e dhjetra të moshuar, me e pa pension. Dhe jo vetëm kaq. Në një vit ai ka ndihmuar materialisht mbi 30 familje në nevojë të rrethit të Matit me orendi e pajisje shtëpiake dhe pako ushqimore. Pikërisht për këto akte humanizmi të pashoq, Federata e Paqes Universale Shqipëri, e përzgjodhi atë ndër gjashtê mijë e pesëqind ambasadorët për paqe të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta vlerësuar me titullin “Personaliteti i vitit”, titull ku që aplikohet për herë të parë nga ky institucion prestigjioz ndërkombëtar.

Ndërsa i ka dhënë trofenë e këtij titulli, në një nga eventet më të rëndësishëm të FPU,  me rastin e 16 - vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në praninë e dyqind personaliteteve akademike, shkencore dhe publicistike, mes të cilëve edhe ish-presidentët Moisiu e Sejdiu, Kreu i Këshillit të Paqes Tiranë, Defrim Methasani tha se është në nderin e kësaj Fedetare që këtë titull, tashmë institucional e aplikojnë duke ja dhënë për herë të parë Prof. Dr. Sali Kurtit, Mjeshtër i Madh dhe Qytetar Nderi i Matit.

Sepse është vërtetë shembull i rrallë prania e tij në çdo familje në nevojë deri në fshatrat e thellë malorë të Matit, si dhe trajtimi me çmime të reduktuara i studentëve e nxënësve ekselentë në klinikën e tij dentare, në zemër të kryeqytetit. Dhe, ko jo me fjalë, por me statistika e evidenca të sakta në arkivën e këtiij institucioni legal. Qoftë dhe nga një vështrim i përciptë i regjistrit të të trajtuarve gjithkush do të kontatontë emra studentësh ekselentë nga të gjitha rrethet e vendit, të treajtuar me çmime të reduktuara nga dr. Sali Kurti, e shprehur kjo dhe në opinionet e tyre në librin e përshtypjeve të kësaj klinike.

Ky shërbim i ofruar sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit me Agjencinë e Rinisë të Bashkisë Tiranë Nr.347 Prot, date 15.05.2023 është zbatimi më i përpiktë i detyrimeve të Kartës së Studentit nga Prof. Dr. Sali Kurti, me drejtësi, ndershmëri, mirëbesim, korrektësi, vullnet, transparencë dhe barazi. Këto virtyte të larta njerëzore e karakterziojnë atë edhe në trajimin e pensionistëve e veteranëve pa përkrahje. të cilët vlerësojnë personalitetin e Prof. Dr. SALI KURTIT si mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore, intelektuale dhe profesionale...

Ndaj nuk është rastësi që klinika dentare "MAT DENTAL", e themeluar dhe drejtuar prej tij të jetë për çdo ditë e tejmbushur me pacientë që presin në radhë për të marrë shërbimin e kërkuar, tregues ky mjaft sinjifikativ i besimit të tyre për një shërbim të standardeve bashkohore në këtë klinikë ndër më konkurrueset në metropolin shqiptar...

Ish-Presidenti i Republiks SH.T.Z. Bujar Nishani, në fjalën e tij me rastin e dekorimit me titullin “Mjeshtr i Madh”, ndër të tjera është shprehur se: “Doktor Sali Kurti ia ka kushtuar jetën profesionit të mjekut, një profesion ky i nderuar, por edhe i vështirë. Me një karrierë të gjatë, gati prej 5 dekadash, ai është kthyer në shembullin e njeriut të punës, duke u dalluar për përkushtimin, mirësinë dhe humanizmin e tij”. Është pikërisht ky vlerësimi i Kreut të Shtetit Shqiptar, në mjediset e Presidencës, në prani të shumë personaliteteve shtetërore, politike e shoqërore, me rastin e akordimit të titullit të lartë “Mjeshtër i Madh”, Prof.dr.Sali Kurtit, me motivacionin: “Për kontributin shumëvjeçar në fushën e stomatologjisë, dhënë me ndërgjegje, përkushtim e profesionalizëm të lartë në ndihmë të popullsisë së rrethit të Matit, si dhe në vlerësim të punës së tij në drejtim të përsosjes së shërbimit mjeksor dentar".

Pikërisht për këto merita dhe veçanërisht për shpirtin human, vlerat njerzore dhe intelektuale që mishron dhe përçon tek publiku i gjerë, AI e meriton plotësisht edhe titullin “Personaliteti i Vitit” që i akordoi Federata e Paqes Univerasle.

Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Prof.dr.Sali Kurti, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, humanist i pashoq, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e sakrifica...

 

 

NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZVE

 

 

Një vit më parë në takimin mbresëlënës “Një jetë në shërbim të njerëzve”, kur Federata e Paqes Universale e nderoi me titullin “Ambasador për Paqen”. Prof.dr.Sali Kurti, e konsideroi këtë si nderim e vlerësim të veçantë, ndonëse kishte marrë më parë edhe tituj nderi edhe nga institucione tjera prestigjioze.

Mjeku stomatolog, të cilin pacientët e panumërt në Mat e Tiranë, për gati pesë dekada e kanë bërë të kuptojë se jeta është e bukur dhe se askush nuk duhet të dorëzohet, pavarësisht problemeve me të cilat përballet, ka provuar më parë emocionet e dekorimit me titujt “Qytetar Nderi i Burrelit” (dhënë nga Bashkia e këtij qyteti) dhe “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani (Nr.Dekretit 10320, date 18.05.2017). Por gjithsesi, e shtuna e 29 korrikut 2023, kur në praninë e më shumë se 200 përfaqësuesve elitarë nga Tirana dhe Mati që kishin mbushur sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar, për të do të mbetet dita më e lumtur e jetës së tij. Titullin “Ambasador për Paqen”, Ai dhe bashkëpunëtorët e tij e vlerësuan si nderimin më të madh që i bëhet, në këto kohë kur shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se për çdo gjë, për paqe dhe harmoni mes njëri-tjetrit. Këtë domosdoshmëri e evidentuan më së miri, jo vetëm moderatori i takimit, ikona e gazetarisë sportive dhe e dokumentarit televiziv Defrim Methasani, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i FPU Gani Rroshi, Prof. As. Jolanda Lila, Nikollë Bushi, kirurg stomatolog, koleg prej 40 vitesh me Prof.dr.Sali Kurtin, Gledis Vrapi, kolege mjeke në klinikën “Mat Dental”, bashkshortja Ikbale e vëllai Avdi Kurti që kishte ardhur nga Amerika për të qenë i pranishëm në këtë event dhe disa personalitete tjera.

 

 

Dr. SALI KURTI, “AMBASADOR I BUZËQESHJES”

 

Prof.dr. Sali Kurti është në fakt “ambasador i buzëqeshjes”, sepse prej gati gjysmë shekulli ka bërë të qeshin mijëra njerëz, jo vetëm në kuptimin e parë, që lidhet me profesionin e tij si mjek stomatolog, por sidomos me profilin e tij human që ka lënë gjurmë tek të gjithë. Ai ka mundur të jetë human në çdo kohë. Është sfidë më vete që të mos e humbasësh njerëzillëkun as sot, në këtë botë dinamike që jetojmë, ku mbase, më shumë se kurrë, përfitimi në kurriz të tjetrit prevalon ndaj drejtësisë; kur materializmi ia ka zënë frymën humanizmit; ku gjithçkaje i dihet çmimi por jo vlera. Dr. Jolanda Lila, vjen në këtë vlerësim të personalitetit të Dr.Sali Kurtit edhe për faktin se jemi mësuar të shohim që të vishen me tisin e heroizmit dhe të nderohen njerëz pa kurrfarë rëndësie dhe të lihen në harresë, ose të shpërfillen vlerat e mirëfillta. Prandaj arkordimi i titullit “Ambasador për Paqen” dhe vlerësimi i tij si “Personaliteti i vitit” nga FPU i një personaluiteti btë tillë, na jep shpresë se e mira shpërblehet.

Titulli është plotësisht i motivuar për të, për një sërë arsyesh, por Jolanda Lila evidenton tre prej tyre.

Së pari, në rrafshin personal, ai zgjodhi rrugën e ndershme për ta ndërtuar jetën dhe karrierën e vet. Suksesi i tij nuk ka ardhur nga qielli, por është rezultat i shumë viteve të mbushura me përpjekje, sfida, vështirësi e pengesa, të cilat do të kishin trembur këdo duke e zbrapsur, por jo doktor Saliun. Me forcën e vullnetit të vet, me qëndrueshmërinë, por edhe me shpresën e optimizmin që e karakterizon, ai e nisi gjithcka nga hiçi dhe nuk e humbi besimin te vetja dhe te Zoti se një ditë do të ishte mirë.

Ai u bë mirë, por nuk e harroi rrugën që përshkroi, për këtë arsye mbeti përherë me këmbë në tokë dhe solidar me të varfrin e me njeriun në nevojë.

Së dyti, në rrafshin profesional, ai arriti të ngjitet në shkallët më të larta të karrierës si mjek stomatolog dhe sot, është drejtuesi i poliklinës më të madhe dentare në Shqipëri, “Mat Dental”. Me vizionin për të prekur gjithnjë shtigje të reja, ai ka ngritur një klinikë me reputacion të padiskutueshëm dhe me emër të ndritur. Ai është tepër korrekt dhe i përkushtuar në punën e tij dhe padyshim që suksesi i klinikës varet edhe nga fakti se ai nuk i sheh pacientët si klientë, por si njerëz hallexhinj, që kanë një problem për të zgjidhur dhe duhet bërë gjithcka për ta.

Së treti, në rrafshin njerëzor, ai ka ndjeshmëri shumë të theksuar për këdo që takon. Përpiqet t’u gjendet pranë në çdolloj forme, jo thjesht për t’u zgjidhur problemet e tyre me dhëmbët, por edhe për problemet e tjera familjare, ekonomike apo probleme të çfarëdolloj natyre. Kush trokiti në derën e doktor Saliut dhe nuk gjeti zgjidhje për hallet e veta?!

Për të gjithë këto, Prof.Dr.Sali Kurti nuk pret asgjë në këmbim nga njerëzit, madje as mirënjohje, sepse fundja, ai bën mirë sepse vetëm kështu ndihet mirë dhe nuk ndikohet nga qëndrimet e të tjerëve. Ky njeri që nuk kërkon as bujën dhe as dukjen për veprat e veta humane, e meriton plotësisht titullin “Ambasador i Paqes” dhe “Personaliteti i Vitit”..

 

 

LIBRI I JETËS

 

“Një jetë në shërbim të njerëzve” është libri që Sali Kurti ua dedikon familjes, pararadhësve të tij dhe brezave që do vijnë. Libri i botuar para pesë vitesh nga “Luis Print”, me redaktore Dr. Jolanda Lila, është modeli i shkrimit të një monografie jetësore. Kjo për faktin se në 294 faqet e tij gjejmë detaje për vitet e vështira të fëmijërisë, pemën gjenealogjike, jetën konviktore dhe studentore në Politenikumin Mjeksor e Universitetin e Mjeksisë të Tiranës, krijimin e strehëzës familjare, punën si Drejtor i Shërbimit Stomatologjik të rrethit të Matit, pasionin për teatrin dhe të bukurën në përgjithësi, bekimin si “prind” dhe magjinë si “gjysh”, etj.

Prof. dr. Sali Kurti nuk nguron të shkruaj në këtë libër sesi nga një ish bari dhishë kur sapo kishte mbaruar filloren dhe e kishte të pamundur të vazhdonte shtatëvjeçaren, do të ngjiste shkallët e dijes duke rendur nga fshati në fshat e deri në qytetin e Burrelit dhe se kur pikërisht, kur priste emërimin si ndihmësmjek për të ndihmuar familjen e shumëvuajtur, do t’í vinte fletëthirrja për ushtar. Por asnjëherë nuk u dekurajua. Nga leximi i këtij libri, lexuesi krijon bindjen se arritjet në jetë, në çfarëdolloj fushe, janë kombinim i rrethanave të jashtme të mjegullta me dhunti njerëzore të mbinatyrshme. Më së miri këtë e dëshmon suksesi i tij që është shumatore e një kalvari të gjatë, e një rruge të vështirë e të mundimshme, të përcaktuar nga natyra dhe përkushtimi i tij… Është pikërisht ky përkushtim që bariu dhe më pas nxënësi i dikushëm, që darkat e gjenin të lodhur fizikisht, por gjithnjë të përkulur mbi fletore nën dritën e zbehtë të kandilit, duke bërë detyrat e shkollës për të qenë gati për të nësermen, ka arritur sot deri krijues dhe administrator mjaft i suksesshëm i klinikës “Mat-Dental”, ndër më të prefuararat për pacientët e kryeqytetit.

“Profesioni i stomatologut është një profesion delikat dhe kërkon kohën e vetë për t’u bërë i besuar. Ardhja në Tiranë, për mua ishte si të nisja ditën e parë të punës, pasi po vija në një mjedis ku nuk më njihte askush, së paku ashtu mendoja në atë kohë (15 maj 1998). Por shumë shpejt, me mirësjellje dhe me punë cilësore profesionale, pacientët u vendosën në radhë. Në radhët e tyre fillova të shoh shumë matjanë, të cilët i kisha njohur më parë.

Shumica prej tyre vinin enkas nga Burreli në Tiranë për të marrë shërbimin stomatologjik. Unë mendova se i kisha braktisur me largimin tim në Tiranë, por në fakt jeta më tregoi se ata nuk mund të më braktisnin mua, edhe pse klinikat stomatologjike nuk mungonin në Burrel…Shumica e tyre kur vinin më shprehnin mirënjohjen e thellë për cilësinë e shërbimit të kryer 30 apo 40 vjet më parë, për mbushje dhëmballe që i kishin rezistuar dekadave, e për shumë procese të tjera, të ciliat i bënin ata që të udhëtonin e sakrifikonin për të marrë shërbimin përmes duarve të mia”, - shkruan ndër të tjera Prof.Sali Kurti në librin e tij “Një jetë në shërbim të njerëzve”(fq.239-240). Dhe vërtetë, nuk mund të ketë kënaqësi e sadisfaksion më të madh se ky, pasi besnikëria e këtyre pacientëve e ka bërë Prof.dr.Sali Kurtin ta shohë qënien njerëzore gjithnjë si të dëlirë dhe pozitive. Pikërisht për këto merita dhe veçanërisht për shpirtin human, vlerat njerëzore dhe intelektuale që mishëron dhe përçon tek publiku i gjerë, Ai i meriton plotësisht edhe titujt “Ambasador për Paqen” dhe “Personaliteti i vitit”.

 

 

 

TË QËNURIT NË PAQE ME GJITHÇKA RRETH NESH

NA BËN NJERËZ MË TË MATUR E MË TË MIRË

 

I ngazëllyer, emocionuar dhe lumturuar pa masë nga vlerësimet që ju bënë, me rastin e marrjes së titullit “Personaliteti i Vitit”, Prof.dr. Sali Kurti tha në fjalën e tij përshëndetëse se ndjehej me fat përderisa rrethohet me miq, bashkëpunëtorë e njerëz që i kanë dhënë kuptim jetës së tij. Ai tha se e kishte pritur me shumë entuaziazëm e kënaqësi këtë ditë ditë ndër më të shënuarat në jetën e tij, sepse ky titull lidhet me thelbin e tij njerëzor. Pasi shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për familjen tij, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë ndër vite, për bashkëshorten Ikbalen e dy fëmijët Gretën e Eltin, për nipërit e mbesat dhe për gjithë pacientët e njerëzit që e motivojnë të punojë çdo ditë dhe të mos ndahet nga profesioni i tij si mjek stomatolog edhe sot, Prof. dr. Sali Kurti, ndër të tjera tha se: “Të qenurit në paqe me gjithçka rreth nesh, na bën njerëz më të matur e më të mirë. Prandaj unë shpresoj që shoqëria shqiptare të mund të gjejë rrugën e komunikimit, të dashurisë dhe të paqes në çdo situatë, sepse vetëm kështu do të jetojmë shëndetshëm për veten, por do të mund të lëmë edhe një gjurmë pozitive për të tjerët”.

E meritonte Prof.dr.Sali Kurti, edhe këtë titull. E meritonte plotësisht bamirësi i mirënjohur, njeriu i cili me punën e tij të palodhshme u ka qëndruar pranë dhjetra familjeve në nevojë, duke fituar admirimin dhe respektin e tyre.

Sintezë e këtij personaliteti është edhe kënga "TI I FALE JETË ÇDO NDRRE", me tekst të Jorgo Papingjit - Mjeshtër i Madh dhe "Qytetar Nderi" i Tiranës, me muzikë dhe interpretim nga Mjeshtri i Madh, Esat Ruka, në dhjetra takime dhe evente mbresëlënëse ku të pranishmit sa here e kanë dëguar janë mrekulluar me vargjet e saj:

“Më tha zemra o miku im/ Mos kujto se kam harru/ Sali Kurtit një kushtim/ E kam rujtë për t’ja këndu/…Bluza jote fort e bardhë/ Që mban brenda mirësi/ Sali Kurti, bir matjan/ Edhe mik në çdo shtëpi/ Çdo pacient që ti kurove/ Pasanik a hallexhi/ Ti buzëqeshjen u dhurove/ Të buzëqeshin përgjithnji…”.

    450
    0