FLUTURA E LULEVE

Fatbardha Myslimi Xhani

Kam kuptuar se,
 
Nëse duket se diçka mungon
 
Mungojnë lulet...
 
Ndaj çdo ditë ujit lulet e mia
 
Mbjell lule të reja
 
Flas me gjethet
 
Me gjuhën
 
E erës!

Për të gjitha mungesat e mia
 
Luleve u tregoj ëmbël
 
E ato më besojnë
 
Rriten, jeshilohen
 
Lulëzojnë...

Ndoshta
 
I ka thënë mama ime
 
Flutura e bukur e luleve:
 
Bardhës time,
 
Dua, të mos i mungojë
 
Asgjë!

    210
    0