FLASIN...

Fatime Kulli

FLASIN...

Flasin pa mbarim,
 
zgjaten monopateve
 
thonjtë e gaforres
 
ia varin në sy diellit...
 
Flasin, dritën e bëjnë errësirë
 
plasariten gjinjtë e tokës...
 
njollat i varin tek zanoret
 
Shpikin germa të reja,
 
fjalët i ngjeshin n’autostradë
 
shpresëkëputur…
 
lidhur me shirit të zi
 
në qafë të jetës....!
 
#Fatime #Kulli

    170
    0