Elegji për ALI EFENDI ASLLANIN

Ali Asllani

Elegji  për ALI  EFENDI ASLLANIN  *
 
                          In memoriam

Nga  Përparim   Hysi

40-vjet më parë,vdiq POET ALIU!
 
Që me fjalë e vargje bënte synjeriu!
 
Bënte synjeriu me fjalë e me vargje
 
Me brumë dashuria plot e tija "magje".

Lezet i kish vargu, lezet edhe fjala
 
Kulm i poezive a s'qe "HANKO HALLA"?
 
Dashurinë maja dhe brumë dashurinë
 
Vetëm një  LASGUSH matej me ALINË.
 

Dhe"loznin" me fjalën, dhe "loznin" me vargun
 
Fjalët mjaltë  të ëmbla seç na ngrohën gjakun.
 
Këndoi dashurisht deri në moshë të vonë
 
Se zemra e Poetit këndon për gjithmonë.
 

Ndaj e gjen plakushin tek "loz" me çupa
 
Edhe këto çupa,"zë" i pi me kupa!
 
Dashuron Poeti,edhe kur është gjysh
 
E thonë poezitë, pa si e pa qysh?

40-vjet i  ikur? Kush thotë që ka ikur?!!!
 
Si mund të ketë ikur me të s'jemi nginjur?
 
A ikën LASGUSHI? Po OMER KHAJAMI?
 
Nuk ikën"BABUSHI"! Rron ALI ASLLANI!

* e kam shkruar më 20 dhjetor 2006 me rastin e dyzet vjetorit të vdekjes.
 

                                       Tiranl,20 dhjetor 2019

#perparim #hysi

    90
    0