E vështirë rruga e POETIT

Mozaik me vargje

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi


 

1. Alternativat e ngjyrës së kuqe
 
I kuq është gjaku,gjenerator i jetës
 
I kuq është faji që skuq faqen time
 
I kuq është flamuri ku lidh besën
 
Për ta mbrojtur,nëse sulmohet "toka ime".
 

 
I kuq është dhe trëndafili i madh i dashurisë
 
E kuqe është lulkkqja që mbinë nëpër ara
 
Por nuk ka si e kuqja që më skuq përballë fajësisë:
 
Ndaj këtë alternativë vë përpara.
 

 
2.Juristë!
 
Ju që hartoni Kodin Penal,
 
Mos e bëni ligjin "elastik"
 
Se gjyqtarët kështu bëjnë rrumpallë
 
E "tërheqin" dhe e"mbledhin" si të jetë llastik!
 

 
Ligjin për faje të jetë si"trup i ngurtë"
 
Ku keqbërësit të thyejnë të tyren kokë
 
Mos i trajtoni"urtë e butë"(i rrihni me pambuk)
 
Se keqbërësit për 5-lekë të dërgojnë në tjetër botë.
 

 
Sidomos,"i ngurtë" të jetë ligji për mbrojtjen e jetës
 
(Jo të lini vend "për rrethana lehtësuese?!!")
 
Kush i merr jetën tjetrit,në burg tërë jetës
 
Dhe hiç mos ketë të drejtë për"rekurse".
 

 
Se vetëm kështu nuk do ketë vend për vrasje
 
Se vetëm kështu nuk do ketë hajdutë me"kapuça"
 
Se vetëm kështu do ketë zero hakmarrje
 
Se janë ca ligje duhet të jenë të"gurta!".


 

3.Peizazh
 

 
Ca re të vogla si zogj,lundrojnë në qiellin e pamatë
 
Një bilbil këngës ia thotë,gëzueshëm atje mbi lofatë
 
Një diell i madh si çyrek,ka dalë dhe vë domenin
 
Kjo pamje aq më prek,sa nuk e mbaj dot shendin.
 

 
Ca rosa në tufë gugasin,tek zhyten e "mbyten"në liqen
 
Dhe ato s'mbajnë dot gazin,se gazi i tyre më bën ujem.
 
Unë e sodit peizazhin dhe zë e kotem me nge
 
Për ju e sjell "mesazhin",dua që ta vini re,
 

 
4.Mosha e tretë
 
Moshë e tretë? Me shumë kusure!
 
Flas e shkruaj: jam,i moshuar!
 
Në qe"lis",tani je"shkurre"
 
Më"hejbetë" askush s't'i varë.
 

 
Leh e leh (askush s'dëgjon)
 
Ngenë tënd s'e ka kurkush
 
Katandis si"iluzion"
 
Ky qendrim,me helm të mbush.
 

 
Moshë e tretë? Si një"teprim"
 
-Boll kullotët!- thonë të tjerë!
 
Mirë ta dini:s'shkruaj qesim!
 
Moshë e tretë? Me shpirtin vrer!


 

5. E vështirë rruga e POETIT
 

 
E vështirë është rruga e POETIT
 
Mbushur me gropa,kthesa,të përpjeta e tatëpjeta
 
Ndonjëherë është e mundimshme(si t'i futesh në këmbë detit)
 
Se nuk është hiç e lehtë të stisësh një vjershë.
 

 
Se vjershë nuk është çdo lloj vargëzimi
 
Një vjershë do ritëm,rimë a mesazh
 
Sa për vete;më thinji vjershërimi!
 
Dhe nuk di të them ndonjë llaf,
 

 
Poetët e mirë ngjajnë pak me"profetët"
 
Në kohë krizash,vargjet i bëjnë fanar
 
Poetët bëjnë opozitë me pushtetet
 
Çdo POET i mirë,tërë jetës është luftëtar.
 

 
Unë e ndjej veten mirë që jam"pakëz"poet
 
Me vargje tërë jetës jam opozitar
 
Nuk njoh pekule për asnjë pushtet
 
Dhe mbeta në këtë botë:ushtar!


 

Tiranë,22 shtator 2021

    250
    0