DR. ILIR PEPOSHI

SI MË SHPËTOI DR.ILIR PEPOSHI NGA KTHETRAT E COVID-19

Halil RAMA

“Mjeshtër i Madh”

  • Nuk është rastësi që nr. i tij në WhatsApp të jetë online non stop, thuajse gjatë 24 orëve….Ndaj dhe mirënjohja si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, në rastin tim, si edhe të qindra e mijëra pacientëve që ka shëruar e po shëron i takon dr.Ilir Peposhit, këtij personaliteti që zë vend nderi në historikun e spitalit universitar "Shefqet Ndroqi", ku ai shërben prej vitesh shef i shërbimit të Bronkoskopisë. Për 15 vjet si mjek Specialist Pneumolog&Bronkosopi Diagnostike dhe Terapeutike, Ai është bërë një ndër emrat më të njohur në këtë fushë të mjeksisë shqiptare

Ndoshta jam i njëmijti, i njëmijëepesëqinti...apo edhe i mbi pesëmijëenjëjti pacient që munda të shpëtoj nga kthetrat e Covid 19, falë konsulencës dhe përkujdesjes maksimale të Dr.Ilir Peposhit.

DR. ILIR PEPOSHI

Përvoja e gjatë gati 30 vjeçare në gazetari e shkrimtari më ka mundësuar krijimin e miqësive me dhjetra personalitete të mjekësisë shqiptare, profesorë, doktorë të specialiteteve të ndyshme...Por ditën që rashë në kllapinë e kësaj flame, dhe kur skaneri më nxori me 40 përqind të mushëkërisë së dëmtuar dhe po përjetoja komlikacione të ndryshme me kollë të ashpër e temperaturë të lartë, emri i parë që më ra ndërmend qe Dr.Ilir Peposhi.

I pamundur të komunikoj vetë, im bir Bledari ia prezanton gjendjen time Dr. Ilirit në WhatsApp. Dhe menjëherë pasi njihet me analizat e konkluzionet e skanerit dr.Peposhi sjell rekomandimin e pare për javën e parë...Më pas vijoi intensivisht komunikimi i djemve të mi, Bledit e Arlindit me dr.Peposhin, i cili tregoi përkushtim maksimal dhe profesionalizëm të lartë në trajtimin e sëmundjes.... Dhe jo në një apo dy-tri ditë, por plot katër javë.

Dikush mund të mendojë se për trajtimin e të sëmurëve me covid -19 tashmë ka protokolle të gatshme... Ndoshta është edhe kështu, por unë që provova gjendjen e rëndë konstatova me bindje se vetëm një mjek specialist me talent të rrallë e humanizëm të spikatur si Ilir Peposhi bën çudira në raste të tilla....Nuk është rastësi që nr. i tij në WhatsApp të jetë online non stop thuajse gjatë 24 orëve….Ndaj dhe mirënjohja si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, në rastin tim, si edhe të qindra e mijëra pacientëve që ka shëruar e po shëron i takon dr.Ilir Peposhit, këtij personaliteti që zë vend nderi në historikun e spitalit universitar "Shefqet Ndroqi", ku ai shërben prej vitesh shef i shërbimit të Bronkoskopisë. Për 15 vjet si mjek Specialist Pneumolog& Bronkosopi Diagnostike dhe Terapeutike, Ai është bërë një ndër emrat më të njohur në këtë fushë të mjeksisë shqiptare.

Para katër vitesh ka fituar gradën “DOKTOR”, duke mbrojtur temën “VLERA E BRONKOSKOPISE NE PACIENTET ME TUBERKULOZ PULMONAR BK NEGATIV”, me Udhëheqës shkencor Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Dhe jo vetëm kaq. Profesionalizmi dhe mendimi i tij i avancuar shkencor ka qenë evident dhe është vlerësuar nga personalitete të njohura në disa konferenca ndërkomëbare, kushtuar pneumologjistë e bronkoskopisë. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të shkencave mjekësore. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri Ai mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare.

Dr.Peposhi ka afro një dekadë e gjysëm në shëndetësi. Në duart e tij kanë kaluar me qinra e mijëra pacientë të cilët i kanë besuan shëndetin e tyre mjekut pneumolog ku prej shërbimit të marrë kanë qenë mjaft të kënaqur. Humanizmi i dr.Peoposhit ka qene evident në cdo hap të karrierës së tij. Ai ka qenë njësh me pacientin, i shkrirë në nevojën e tij duke iu gjendur sa herë i lypte nevoja. Vlerësimi për doktorian e talentuar dhe mjaftë të aftë.Dr.Ilir Peposhin, për çfarë Ai ka dhënë në profesionin e tij si mjek dhe si doktor i shkencave është i merituari dhe të tilla vlerësime nuk duhet të mungojnë për profesionistët.

Në këto radhë shprehje mirënjohje, nuk mund të lë pa përmendur gjithashtu edhe interesimin e përkujdesjen e dr.Spiro Vangjelit, mjekut që shërbeu me përkushtim e profesionalizëm në vendlindjen time, Muhurr nga ku gëzon respektin e bashfshatarëve të mi. Prej dekadash dr.Vangjeli shërben si mjek dhe si drejtor i Poliklinikës së Kombinatit... Janë dhjetra bashkëfshatarët e mi që jetojnë në kryeqytet, që ashtu si unë të prekur nga covid 19 janë ndjekur nga dr.Spiro deri në shërimin e tyre të plotë.

Përveç dr.Peposhit e dr.Spiros, nuk mund të lë pa i shprehur mirënjohje të veçantë ndihmës mjekut të talentuar Arjan Murataj, i cili mundësoi injektimin nga tre herë në ditë të medikamenteve të rekomanduara.

Respekt dhe mirënjohje të veçantë për këta personalitete të mjekësisë shqiptare që shërojnë jetë njerëzish...

    1340
    1