Do të kthehesha si dallandyshe

Nezi Plaku-Velaj

Do të kthehesha si dallandyshe

Sa do të doja të kthehesha tek ty o vendlindja ime, si dallandyshe.
 
Nën pullazin tënd, o shtëpizë, ta ndërtoja folenë.
 
Mëngjeseve të arta të mbledh zogjtë pelikanë e kanarina.
 
Të këndojnë simfoninë me drithërimën e zërave në duet

Të këndoj dhe unë këngën time, me lotin e mallëngjimit.
 
Të qajë dhe të qesh lëndines, rreth pemëve kurorë.
 
Të largoj ca shtëllunga reshë vërdallë qiellit të nxirë
 
Të fshij lotët e dhimbjes brënda qepallës së rrudhosur, që për ty vajtojnë.

Të prekë me dorë dua, gjithë hapësirat qiellin, diellin, yjet.
 
Fjalët e pa thëna te degjoj, që fshehur në ato mure kanë mbetur.
 
Të potisja lulet lart e poshtë nëpër sokaqe ende pa mbire.
 
Të vilja ca shegë që në bahçe akoma kanë mbetur pa vjelur.

Oh, sa do doja të kthehesha tek ty me krah, si shqipe mali.
 
Të heq dregëzën e vjetër të tharë me të miat kthetra.
 
Të heq halën që prej vitesh në grykë të ka mbetur.
 
Shkëlqimi ylberian të ndriçojë ato mure, të nxira, të vjetra.

Rrufe, vetëtimë të bëhesha o streha ime, tek kroi yt, një pikë ujë të pija.
 
Si Hirushja, këmbë zbathur nga gjumi i gjatë, tek ty të zgjohesha
 
Si pulbardhë e trumcak që kërkojnë të gjejnë folenë e vjetër
 
Aty, tek pragu yt, një trëndafil, një ulli ta mbillja si kujtesë.
 
Aty të ulesha, të çmallesha, ti buzëqeshja dhe të më buzëqeshë, lulja me vesë e shegës

#Nezi plaku #Velaj
 
09. 12. 2019

    231
    1