Dje lindi një shpresë

Me Afer Vendlindjes!

Nga Suela Eqerem Katanja

Dje lindi një shpresë për të ardhmen!
 
Një dritë jeshile u ndez në një vend të huaj.
 
Një kullë Shqipe për fēmijët e emigrantëve.
 
Me djersë e mund,me dashuri ndërtuar.

Një shkollë e re!
 
Një urëlidhêse për brezin e ri.
 
Një vend ku do të shkruhet fjala "Atdhe"!
 
Ashtu si në vendlindje për çdo fëmi.

Sot motra e vëllezër festojn një ngjarje,një datë të vecantë.
 
Brenda atyre mureve ku gërmat e arta qëndrojn si Shqipja në flamur.
 
Nesër historia përsëri do të flasë.
 
U lindëm përtej detit por,rrënjët s'i harruam kurrë.
 
Suela Eqerem Katanja

22-9-2019
 
Dedikuar Shkolles Shqipe << Udha e Shkronjave >> ne nderim te te madhes Margarita Xhepa Asti Itali

Redaktoi Xhevahir Gjonaj

    490
    3