DITËT E SOTME NË POEZINË E NJË TË RIU

Ismail Kadare


 
REÇENCË E VITIT 1969 E LIBRIT «SOT»

NGA ISMAIL KADARE
 

 

Kur disa vite më parë një djalë i ri nga Lushnja,
 
Faslli Haliti sillte në redaksi vjershat e para për t’i
 
botuar, ishte e vështirë që të besoje se shpejt do të
 
vinte koha që ai do të botonte librin e tij të parë.
 
Kjo ndodhte sepse vjershat e tij ishin shkruar me
 
mungesa të mëdha teknike, me gjuhë të çrregullt;
 
idetë disa herë nuk ishin të qarta; vjershat disa herë nuk kishin kuptim. E megjithatë, midis strofave të shumta të këtij fillestari shkëlqente tek tuk
 
ndonjë copë e bukur origjinale poetike, e cila për
 
fat të keq humbte përsëri në grumbullin e madh të
 
vargjeve të tij. Sikur Faslli Haliti të ishte dashuruar ahere pas vargjeve të tij, sikur ai të ngulte këmbë dhe të mbronte dobësitë e tij, ishte e sigurtë se
 
nuk do të kishim librin e tij «Sot» që është një nga
 
librat më interesantë poetikë të botuar kohët e fundit nga Shtëpia botonjëse Naim Frashëri.
 

 
Por ai vinte nga Lushnja, i thjeshtë dhe serioz, si
 
njeri i vërtetë i punës, dëgjonte me vëmendje vërejtjet, mundohej t’i kuptonte ato, nuk «përgjërohej» për ato që kishte shkruar, por i vihej punës të shkruante më mirë, duke flakur dobësitë e shumta. Pas një kohe të shkurtër iu botuan vjershat e para. Koha e botimit të parë është disa herë periudhë e rrezikshme për një fillestar. Pikërisht në këtë kohë mund të krijohet tek ai një vetëbesim i tepruar, i cili për fat të keq bëhet nganjëherë shkaktari kryesor që disa të rinj e fillojnë mbarë punën, mirëpo pastaj, në vend që të bëjnë përpara, bëjnë prapa. Faslli Haliti, si shumë shokë të tij të talentuar, e kaloi me sukses këtë periudhe. Ai ishte po aq i vëmendshëm ndaj vërejtjeve, po aq serioz në punë si dhe më parë. Ne besojmë se edhe pas botimit të librit të tij të parë «Sot», Faslli Haliti, duke e kuptuar thellë se arti është një pasuri që krijohet për popullin, do të vazhdojë të punojë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të madhe, ashtu siç ka bërë gjer tani, për të shkruar dhe më mirë, për të zhdukur gjer në fund ato mungesa dhe dobësi që vihen re edhe ne librin e bukur «Sot».
 
Gjëja e parë që të bie në sy në këtë përmbledhje
 
poetike është aftësia e poetit të ri për të komunikuar drejtpërdrejt me lexuesin. F. Haliti nuk mbështillet me «aureolën e krijuesit», duke i folur lexuesit nga lart. Ai, në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, e konsideron lexuesin si shokun e vet dhe pa asnjë pozë letrare i flet për problemet që e shqetësojnë:
 

 

Nata,
 
Bulevardi,
 
Fshesari dhe unë.
 
Eja fshesar,
 
Jemi kolegë.
 
Ndize një cigar.
 

 

Kjo nuk është një thjeshtësi e shtirur e intelektualit që duket sikur do të thotë «Shikoni sa poet i
 
thjeshtë jam unë, bisedoj edhe me një fshesar». Po
 
të lexosh librin e Faslli Halitit vë re që nga krej në
 
fund e përshkon një thjeshtësi e vërtetë burrërore:
 
Mik me nusen vajta në fshat,
 
Që nusen time të gjithë të shikonin
 
Dualën, plakat, gratë:
 
Kjo qenka moj nusja e nipit Shahinit,
 
Ç’qenka ,moj qyqe, kjo nuse kështu?
 
Kjo të shikoka në kokrrën e syrit,
 
Supet përjashta, fustanin në gju.
 
Poeti vazhdon të tregojë historinë e vajtjes mysafir në fshat me nusen; me ngjyra të gjalla, të këndshme, duke bërë humor me veten dhe njëkohësisht duke dhënë një tablo shumë reale të një fshati myzeqar ku shprehitë e reja po zëvendësojnë çdo ditë etikën e vjetër.
 
Në një vjershë tjetër ai shkruan:
 

 

Futem ne klasë,
 
Nxënësit e mi shikojnë çizmet e mia me baltë,
 
Flokët e mi të qullur
 
Që kullojnë
 
Që varen të poshtë
 
Si flokët e Senekës.
 
Shikojnë ditarin e lagur,
 
Dhe supet qull të xhaketës.
 

 

Në faqet e librit të tij e shikojmë poetin t’i bjerë
 
kryq e tërthor Myzeqesë, të korrë grurë me kooperativistët, të ndezë një cigar me fshesaxhinë, të
 
çojë nusen në fshat, të dalë nga një mbledhje e fortë, të shkojë për të dhënë mësim mes përmes shiut,
 
të diskutojë për probleme të ndryshme, të mbrojë
 
me forcë dhe të mohojë me forcë. Në të gjitha këto
 
vjersha ka diçka të brendshme progresiste. Kjo është një meritë kryesore e poetit të ri. Në vjershat e Faslli Halitit përparimtarja nuk qëndron në fjalë, ajo është brenda vargjeve, brenda subjektit të thjeshtë të vjershave. Duke i lexuar t'i kupton përnjëherësh se këto ngjyra, këto preokupime, këto mendime, këto ngjarje të thjeshta, ndodhin në Myzeqenë tonë, midis njerëzve tanë, në ditët tona. Faslli Haliti mundohet t’i përshkruajë ato në mënyrë të freskët, origjinale, pa shabllonë poetike, të cilat
 
krijojnë gjithmonë një perde tymi rreth poezisë.
 
Natyrisht kjo është një gjë shumë e vështirë dhe
 
jo gjithmonë ai arrin ta realizojë, por disa herë e ka
 
realizuar në mënyrë të shkëlqyer si tek vjersha

Duhej të këndoja i pari, e di. Po e citoj krejt vjershën:
 
E kam hekurudhën tek dera e shtëpisë
 
Duhej të këndoja i pari, e di.
 
Nuk këndova.
 
Isha i mpirë, i hutuar.
 
Isha si dhëndri në dasmën e tij.
 
Si dhëndri që pret e përcjell,
 
Ndërsa të tjerët këndojnë, kërcejnë
 
Ndërsa ai në qoshe i lumtur rri.
 
Duhej të këndoja i pari, e di.
 

 

Për hekurudhën Rrogozhinë-Fier janë shkruar qindra e qindra vjersha nga të rinjtë e të gjithë anëve të Shqipërisë, që morën pjesë në ndërtimin e saj. Ndërsa kjo është fjala e ngrohtë, e sinqertë, e thjeshtë e vendasit, e myzeqarit, për të cilin hekurudha qe dasma e tij. Faslli Haliti duke iu shmangur uniformitetit që vihet re se në vjershat kushtuar aksioneve, në një mënyrë sa origjinale aq dhe të thjeshtë shkroi këtë vjershë të bukur.
 
Origjinaliteti nuk është vetëm meritë e poezisë,
 
por është kërkesë objektive që poezia të pasqyrojë
 
sa më gjerësisht jetën e popullit. Duke u përpjekur
 
të tërheqim një numër sa më të madh të rinjsh në
 
punën letrare, e bëjmë këtë gjë jo për të nxitur uniformitetin, por pikërisht për ta luftuar. Mbyllja e
 
poezisë në kuadrin e një numri të kufizuar autorësh rrit shabllonet poetike, nxit imitimet, krijon një ndarje midis poezisë dhe jetës dhe shton uniformitetin. Zgjerimi i radhëve të letrarëve duhet të bëjë të kundërtën.
 
Origjinaliteti nuk është luks. Pasqyrimi sa më në
 
mënyrë origjinale i realitetit tonë në veprat e sa më
 
shumë autorëve, do të krijojë një tablo që mund t’i
 
afrohet pak a shumë tablosë jashtëzakonisht të
 
larmishme të realitetit tonë. Uniformiteti varfëron
 
edhe zbeh tepër pasqyrimin e jetës sonë. Shablonnet, skemat e gatshme, parafabrikatet letrare nuk
 
sjellin asgjë të mirë. Natyrisht ka një ndryshim të
 
madh midis origjinalitetit dhe manisë për të qenë
 
origjinal, mani e cila kthehet kundër autorëve dhe
 
dëmton rëndë punën e tyre.
 
Në librin «Sot» bie në sy hapësira, ajri, drita, freskia e motiveve, ngjyrat e çelëta të fushës. Në të
 
gjitha këto ka diçka nga Myzeqeja, nga gëzimi dhe
 
çiltërsia e saj. Për të dhënë imazhet e fushës që e
 
ka lindur dhe që poeti e do me gjithë shpirt, ai pë-
 
rdor një gjuhë të figurshme, me krahasime tepër të
 
kapshme, të guximshme dhe konkrete. Konkretë-
 
sia është një cilësi tjetër e tij e mirë, që nuk e le të
 
bjerë rob i spekulimeve të fjalëve. Ja një tablo e së
 
kaluarës:
 

 

Kur në fushë pranvera vinte,
 
Varte lëkurën gjarpri në ferrë,
 
Në gjoksin anemik
 
Pranverat i vinin fushës flutura,
 
Myzeqarit në gjoks i vinin hoxhallarët nuska.
 

 

Këtu Myzeqeja dhe myzeqari gati-gati janë perceptuar si diçka unikë, ku nuk kuptohet ku mbaron fusha dhe ku fillon njeriu. Gjoksi i fushës me fluturat e thara dhe gjoksi i myzeqarit me nuska shtrihen në një krahasim që ka një trishtim madhështor.
 
Krahasimet e ndërtuara me element konkretë të
 
jetës janë shumë interesante kur përdoren me vend. Për njeriun që del nga mbledhja e kolektivit ku e kanë kritikuar poeti shkruan:
 

 

Dole kokulur , i skuqur, sigurisht,
 
Ashtu si sëpata që del nga kovaçi,
 
Pakëz e skuqur, e nxehur
 
Por e kalitur, e mprehur dyfish.
 

 

Ose për kënetat e Myzeqesë ai thotë se «kish ujë
 
në shpatull Myzeqeja».
 
Disa herë krahasimet bëhen edhe më të guximshme:*
 
Si e çarë e shalqinit Vetëtima vetëtin.
 
Ndoshta konkretësia është tepruar, por sidoqoftë tendenca është e mirë. Në vend që të përdorte
 
krahasimin e stërpërdorur gjatë mijëra vjetëve
 
«vetëtima si gjarpër», e cila jep vërtet deri diku lë-
 
vizjen e vetëtimës, por le jashtë ngjyrën, poeti nga
 
jeta e përditshme fusharake mori një krahasim edhe më konkret, ku jepet më mire ngjyra, megjithëse lihet jashtë lëvizja.
 
Faslli Haliti është një poet që arrin rezultate të
 
mira me përpjekje të mëdha. Kjo është mënyra e të
 
punuarit të tij. Shpesh herë një vjershë e bukur e tij
 
qëndron midis një grumbulli vjershash pa vlerë.
 
Kjo nuk është një gjë shqetësuese, përderisa poeti
 
do të vazhdojë ndaj dobësive të tij, do t’i luftojë
 
këto, të ruajë të mprehur vëmendjen duke u ndarë
 
vazhdimisht prej tyre.
 
Në librin «Sot» gjithashtu ka mjaft dobësi. Disa
 
herë vjershat janë të cunguara, fragmentare, pa ide
 
të rëndësishme; ato duken si skica të paarrira që
 
nuk bëjnë përgjithësime. Duket sikur autori i ka
 
lënë përgjysmë nga shpejtësia ose hutimi. Nganjë-
 
herë vjersha nuk del nga kuadri i një konstatimi
 
ose i një krahasimi të thjeshtë. Ka një farë «skeletizmi» në vjersha. Poeti i ri duhet që, duke ruajtur
 
cilësitë e tij më të mira të thjeshtësisë, konkretësisë, lakonizmit, të mos i shndërrojë ato kurrë në që-
 
llim në vetvete. Në vjershat e tij F. Haliti ka shpesh
 
impresione të shkurtra, të cilat mbeten thjesht impresione kur nuk shoqërohen me një ide të rëndësishme. Ai duhet të përpiqet t’i shmanget një farë «akuarelizmi», i cili duket edhe në vëllimin «Sot».
 
Ai duhet të përpiqet nga ana tjetër të zgjerojë diapazonin e tematikës së tij. Pa hequr dorë nga freskia lirikës së fushës, Do ta pasuronte poezinë e tij edhe një frymë më e gjerë epike, një nerv më i fortë ndaj ngjarjeve të mëdha me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Të gjitha këto nuk ka pse të kërkohen përnjëherësh. Këto janë elementë që objektivisht e pasurojnë poezinë e një poeti të ri, i cili
 
nuk mbetet në vend por ecën përpara.
 
Shkrimtarët tanë të rinj kanë shumë për të mësuar, në radhë të parë nga jeta dhe pastaj nga librat.
 
Ata kanë shumë nevojë për ndihmë. Ata duhet të
 
ndihmohen nga shkrimtarët më me përvoje. Nga
 
ana tjetër është e domosdoshme të ndihmohen të
 
rinjtë për të kapërcyer ndjenjën e vetëkënaqësisë
 
pas sukseseve të para. Kur të punohet mirë me të
 
rinjtë, ata do ta kuptojnë shumë mirë se kjo gjë që
 
po bëjmë ne, krijimtaria letrare, nuk është diçka e
 
mbinatyrshme, por është një përpjekje në kuadrin
 
e përgjithshëm të përpjekjeve për përparimin e vendit. Tek të gjithë letrarët, e sidomos tek fillestarët,
 
duhet të rrënjoset ideja se letërsia nuk është një
 
stolì që zbukuron dhe bën interesante vetveten, po
 
është një pasuri kombëtare dhe, si të gjitha pasuritë shpirtërore të popullit, ajo krijohet me vështirësi dhe mundime të jashtëzakonshme, nga shumë breza e nga shumë njerëz.
 
Gazeta «Drita», 12 tetor 1969

    720
    0