"BUKUROSHJA" e DURRËSIT...

Iliriana Sulkuqi

"BUKUROSHJA" e DURRËSIT...

...Që prej katër shekujsh, para Erës së RE
 
s'kish ndjerë kaq klithma shpirti
 
(në të ikur),
 
"Bukuroshja e Durrësit"...
 
Edhe pse e sotmja ia zuri fytyrën me beton -
 
Ajo heshti, duke u lutur...

...dhe Zoti më nuk duroi...
 
....

"BUKUROSHJA"
 
(që nuk e njihte Zotin ),
 
hapi gjoksin e saj prej BUKURIE -
 
me lot MOZAIKËSH t'i ngjallë...
 
T'I PËRKUNDË SI DHIMBJE HISTORIE ...

Iliriana- Sot dhe para 4 shekuj PARA ERËS SË RE...
 
(Brooklyn, NY, 28 nëntor, 2019)

#iliriana #sulkuqi

    440
    2