Naim Hasani: Basha u votua jo vetëm ...

Updated: Mar 2

Av. Naim Hasani, Kryetar i Degës PD Britani e Madhe

Basha u votua jo vetëm në krye të PD-së, por dhe si Kryeministri i ardhshëm

Më 13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike rizgjodhën sërrish për një mandat tjetër në krye të partisë më të madhe opozitare të Shqipërisë zotin Lulzim Basha. Kështu dilema e krijuar në votimin demokratik të anëtarëve të PD-së, për të votuar njërin prej tre rivalëve të tij Edit Harxhi, Agron Shehaj apo Fatbadh Kadilli si lider të partisë më të madhe të opozitës, tashmë është shuar.

„Demokratët, natyrisht që më parë janë njohur me projektet e kandidatëve për kryetar partie, natyrshëm tashmë e kanë deklaruar me votën e tyre se kishin kohë që e kishin krijuar bindjen se cili është njeriu që mund të drejtojë PD-në“, - shprehet për „Fjala e Lirë“ Kryetari i Degës së PD-së Britani e Madhe, avokati dhe drejtuesi i Kompanisë avokatore „Oliver dhe Hasani Solicitors“ në Londër.

Sipas z Hasani, „Në këtë betejë elektorale partiake, Lulzim Basha nuk u gjend më i avantazhuar përballë 3 sfidantëve dhe kjo për disa arsye, por si një kandidat që nuk kishte kush ti vihej realisht përballë dhe se në këtë rast ai u votua edhe si Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, sepse z. Basha mban mbi supe kostumin e një politikani të afirmuar karriere, të një lideri të kompletuar.“

Duhet theksuar se tashmë ajo që komentohej në realitet se sfidantët e Bashës, si Shehaj, Kadilli dhe Harxhi nuk kanë pasur ndonjë shkëlqim në karrierën e tyre si politike, apo në postet drejtuese që kanë pasur ndër vite, dhe tashmë e provuan se ata nuk kanë edhe përvojën dhe aftësinë e duhur të kandidatit për kreun e PD-së. Profili i tyre mbetet ende i ulët dhe pa asnjë eksperiencë domethënëse në politikë, edhe pas kësaj fushate të shkrurtër në zgjedhjet brenda PD për kreun e saj. Në këtë fushatë të tre rivalët e Bashës u përqendruan më tepër në paraqitjen e platformave në çështjet e funksionimit seksioneve dhe grupseksioneve të PD-së më tepër se sa në atë çfarë hapash konkret duhet të ndërmarrë partia më e madhe e opozitës për të ardhur në pushtet.

„Përballë tyre, Basha doli hapur dhe bindshëm me tezën e bashkimit dhe jo të përçarjes së demokratëve, si e vetmja mënyrë për të realizuar ardhjen në pushtet të PD-së, duke treguar kështu se ka eksperiencën e duhur si lider për të garantuar qëndrueshmëri politike në Shqipëri. – thekson Naim Hasani

Me rizgjedhjen e Bashës në krye të Partisë Demokratike, u krijua dhe një shanc historik tashmë që të ndjehet një stabilitet politik, pasi edhe vetë demokratët janë të bindur se lideri i duhur që i sjell ata në pushtet është kryetari aktual dhe jo duke eksperimentuar me emra që do t’i duhet kohë për të formësuar staturën e një politikani të një niveli të lartë për t'i besuar fatet e drejtimit të partisë, por edhe të vendit.

    440
    0