Analfabetizmi funksional

Analfabetizmi funksional

 

Disa vite më parë, ne mësuam edhe këtë term. Pra na hyri në njërin vesh e na tringëlloi në tjetrin. Analfabetizmi funksional! Njerëzit që dinë shkronjat, mund të lexojnë çfarëdo letre që të fusësh në dorë, por nuk do të kuptojnë asgjë prej saj, quhen funksionalisht analfabetë. Dhe memorja më shpuri tek një komunikim me shkrimtarin Faruk Myrtaj. E shtunë 2 Mars 2008. Myrtaj më kthen një përgjigje në lidhje me një situatë të ngjashme: „Analfabetët njohin alfabetin, por për ta është ai emisioni konkurues në TV, ku ata deklarojne se "nuk janë të mençur sa nxënësit e klasës së dytë elementare“! (Terziu-Myrtaj, komunikim me email). Pra një shqetësim i hershëm, një problem i sotëm dhe i djeshëm.

 Analfabetizmi funksional! Kështu i quajmë zakonisht djemtë që frekuentojnë deri në klasën e dymbëdhjetë, kur duhet të marrin certifikatën që i lejon të numërojnë nga një deri në dymbëdhjetë pa belbëzim. Por ka edhe një analfabetizëm tjetër për të cilin nuk ka aspak faj Ministria e Arsimit. Në media hasim në një reportazh dramatik “Djaloshi kërkon kripë në supermarket”: “Familja shumëngjyrëshe u shfaq me 7-8 roje sigurie në një dyqan në lagjen “Ali Demi” të kryeqytetit... Demonstruesit nuk lejuan. Kushdo që të afrohet duhet të shoqërohet me personat e rëndësishëm. Ku është kripa, pyeti Djaloshi dhe shikoi me tmerr tezgat e mbushura me njerëz”. Djaloshi i kishte thënë mësueses se ai do të bëhej milioner dhe nuk i duheshin këto projekte të kota. Dhe mësuesja kishte qeshur, por në vetvete nuk kishte heshtur. „Një person mund të jetë milioner, por nëse nuk di të gjejë kripë, do të vdesë nga uria!“

Por kjo nuk është një dhimbje për një grua arsimtare që po pret pensionimin, pasi ka mësuar disa breza në kohë të ndryshme. Shihni, sipas një studimi të cituar në media, „Gjysma e studentëve nuk mund të ndërrojnë një llambë". Vërtet po flasim për studentë të huaj, por edhe tanët nuk janë për t'u përkëdhelur.

Deri tani - mirë, njëqind për qind e milionerëve shqiptarë nuk mund të gjejnë kripë, gjysma e studentëve, si të ndërrojnë një llambë, dhe „Çdo i katërti milioner nuk di të shkuraj e të flas pastër shqip“" shprehen mediat.

Dhe ata nuk kanë nevojë ta dinë, botimi me dy faqe jep udhëzime të dobishme se si të ketë sukses në këtë jetë pa shumë njohuri “Nxënësit i dëbuan tregtarët nga shkolla“. Ekziston edhe një intervistë me një nxënëse gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Tirana .... Epo, kështu fillon! …nuk lexon asgjë! "

Gëzohuni fëmijë, tek ju është e ardhmja jonë e gëzuar!

Dhe përndryshe - në shtet gjithçka po ecën pa probleme, ekonomia po fluturon, të ardhurat po rriten, dhe ja, Samiti me Presidentin e Ukrainës - këtë herë - me një surprizë - "Kryeministri bëhet lajm një-javor  Ndërkombëtar, por me madhështi e shpreh edhe Kryetari i Bashkisë Veliaj. Ky i fundit e kishte takuar vetë, dhe ishte bërë pishman që nuk e kishte ftuar që të priste një shirrit inaugurimi, apo të mbillte një pemë diku. Po ta kishte prerë një shirit? - do ta kishte bërë vetë, po të mos e bënte - tre veta thuhet se po zihen me gërshërë!

    280
    0