Ambasadori Mal Berisha hyn zyrtarisht në „London Remembers“

Ambasadori Mal Berisha hyn zyrtarisht në „London Remembers

Ish Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë, shkrimtari dhe studiuesi i mirrënjohur, Mal Berisha, është shënuar zyrtarisht në „London Remembers“. Diplomati shqiptar që hyri në shërbimin diplomatik në 1992, dhe në vitin 2000 u emërua nga Kombet e Bashkuara si pjesë e misionit të tyre në Kosovë dhe që në vitin 2012 ai punoi si i ngarkuar me punë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës, është kështu shqiptari i parë dhe i vetëm që shënohet zyrtarisht në „London Remembers“, që synon kapjen e të gjitha përkujtimoreve në Londër, për faktin sublim se është diplomati më energjik shqiptar që realizoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, (1405 – 1468), i cili përshkruhet kështu në formën zyrtare „hero kombëtar i pathyeshëm shqiptar, mbrojtës i qytetërimit perëndimor.“

Busti i heroit kombëtar është vendosur më: 28.11.2012, që sipas asaj që shkruhet është iniciuar nga: David Lloyd, dhe i përkrahur dhe zbuluar nga Mal Berisha Rep. E Shqipërisë, Cllr Robert Davis DL dhe Cllr Susie Burbridge. Mbështetur nga: Sebra dhe Bra, punuar me mjeshtëri nga i mirënjohuri Kreshnik Xhiku. Zbulimi u bë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Natyrisht për këtë përfshirje zyrtare të studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit shqiptar Mal Berisha, tek „London Remembers“ kreditet i shkojnë intelektualit Alan Patient i www.plaquesoflondon.co.uk.

    671
    1