ALI PASHAI DHE 16 “KAPEDANËT”


 
…Aliu gjithë inat
 
Ç`të dërgoi një mandate.
 
“Falu Shën Vasil i shkretë,
 
Se do ti prish djemtë,
 
Që janë gjashtëmbëdhjetë”.
 
Ç`u mblodh të gjithë te rrapi.
 
Foli kapedan Sokrati
 
“Na zuri taksirati,
 
Le të vijë po i`a mbajti”…

Pashai i ri i Janinës nuk kishte arritur akoma në apologjinë e fuqisë së tij. Legjendën e kishte
 
filluar, por kishte krahina që po ruanin akoma një fare autonomie…
 
…Fillimisht u pranua një armepushim i shkurtër. Me Shën Vasilin që Aliu e kishte pengesën më
 
të madhe, bëri një mareveshje. Për siguri, ai u kërkoi kapedanëve dhe pleqësisë të atij fshati,
 
gjashtëmbëdhjetë djem si pengje.

…Kishin kaluar mbi shtatë vjetë që ishte në krye të sundimit të Pashallëkut të Janinës, kur
 
një mëngjes kishte mbërthyer me gishtërinjtë e gjatë e të bardhë, gurët e bedenave të kalasë
 
dhe shikimin me sytë si të gjarpërit, e lëshoi në gjithë gjatësinë e maleve të Pindit. Pastaj ato i
 
kulloti mbi liqenin si pasqyrë e errët, mbi Litharicën dhe ndriçim i morën sytë kur mendoi
 
konkubinat e haremit. Ndjeu kënaqësi sepse edhe në seks ishte i pangopur, ashtu si edhe me
 
florinjtë. Në anë të liqenit, pranë portës së kalasë, ishte e lidhur varka e tij e stolisur. Pastaj
 
pamjen e shtriu përmbi qytet. Janina në ngjyrë hiri me pak jeshile, ku mbizotëronin muret e
 
vjetër prej guri, shtrihej në një gjatësi ku Pashait i`a ngrohu zemrën. Ishte Pasha. Një sundimtar
 
absolut. Mbizotëronte dhe vepronte si të donte jo vetëm në atë qytet, por edhe më lartë e më
 
poshtë.
 
Pranë i qëndronin anëtarët e këshillit të lartë ( divani) që përbëhej nga dy djemtë e tij,
 
Muktazi dhe Veliu. Thanas Vaja vëllai i qumështit, Jusuf Harapi, Meço Bono, e shumë të tjerë
 
besnik e gjoja trima.
 
Zëri I gëzuar i Jusufit e shkëputi nga mendimet, i cili e njoftoi. “Pasha dolën nga muret e
 
kalasë”. Aliu zgjati kokën jashtë bedenave. Mjekra e zbardhur që i përfundonte me majë, i mori
 
një hark, dhe nduku një pjesë të mustaqeve. Zëri i Thanasit e tërhoqi në drejtqëndrim. “Ja edhe
 
gjashtëmbëdhjetë kapedanët e Shën Vasilit, Pasha”! Thanasi në fjalët e tij nuk tregoi optimizëm
 
si Jusufi që i shkëlqyen sytë e kuq si në perëndim, megjithëse ishte mëngjes. Megjithëse retë
 
kishin ngarkuar qiellin, Pashain e verboi një rreze e shkurtër e diellit, dhe vendosi në vend
 
kapelen rrombullake me ornamente, dhe sytë i hodhi përmbi kapedanët të gjashtëmbëdhjetë,
 
të cilët morën rrugën të lidhur për mezi me të njëjtin litar. Në mes të tyre çapitej duke fshirë
 
sytë më i vogli. Aliu fërkoi duart, pastaj krehu me gishtërinjë mjekrën, por nuk ariti ta hiqtedorën, sepse Thanasi i pëshpëriti pak nën zë. “Mos bëjmë gabim Pasha. Ju e dini më mirë, Por
 
mos do permëndemi për keq dhe akoma më rendë, për dobësi, po të varim këta të
 
gjashtëmbëdhjetë “kapedanë” që nuk janë kapedanë”. Pashai u kthye nga veriperëndimi, andej
 
nga shtriheshin ato fshatra. “I kIsha lajmëruar të mos bënin marrëveshje me atë mburracakun e
 
Delvinës. Në kundërshtim me armëpushimin, ata kërkuan ndihmën e Mustafa pordhës dhe të
 
Kurt purthakut të Vlorës, i cili u menderos, sa dëgjoi që unë jam përgatitur për ti sulmuar me
 
ushtri të madhe. Këtë u a quaj tradhëti Thanas. Për këtë do t`ua prish djemtë”.
 
Të gjashtëmbëdhjetë “kapedanët” po ecnin duke u mbajtur për litari, drejtë litarëve. “Aty
 
tek rrapi i Janinës do ti var. Kam urdhëruar të varen Thanas. Të varen. Të vënë mend dhe të
 
tmerrohen. Sepse kështu si këta do ti var të gjithë. Do ti nënështrojë. Muktazi që i kishte veshët
 
ngrehur se çfarë donte të thoshte i ati, vari kokën. Me dorë krehu mjekrën e zezë të prerë
 
shkurt. Ai kujtoi humbjen e fundit në tentativë për ti nënështruar ato tre fshatra. Kapedan
 
Thanasi e pa me mosbesim për sigurinë e Pashait.
 
Në kohën që vargu i pengjeve ishte larguar pak, për të mos e bërë të shpërthente, i tha me
 
pakë ndrojtje. “I shikon sa të vegjël janë Pasha! Ne tallemi me ta duke i quajtur “kapedanë”.
 
Këta janë fëmijë. Ju e dini shumë mire se ai piciruku që ështe në mes tyre ështe vetëm gjashtë
 
vjeç e pak. Më i madhi është katërmbëdhjetë. Mos ndoshta do ti ngremë në revoltë të gjitha
 
fshatrat e bregut, të Kurveleshit e më tej me këtë veprim. Marëveshjen edhe ne e prishëm
 
Pasha. Armëpushim kërkuam, por përgatitëm këtë ushtri të madhe. Për këtë sulm të papritur u
 
trembën. Më fal për guximin Pasha”. Aliu kërciti dhëmbët, por Thanas Vajën e kishte më të
 
afërt e më besnikun, prandaj e uli zemërimin dhe ja preu shkurt. U tërhoq dy hapa mbrapsht
 
duke liruar dhe duart nga gurët e ftohte të bedenave. Si një mendimtar absolute i divanit, e pa
 
Thanasin me sy të picërruar dhe ju shpreh, por jo i revoltuar. “Dëgjo kapedan Thanasi. Kemi pirë
 
një sisë, por me sa duket je i thyeshëm. UNË E SHIKOJë BOTËN NËPËRMJETË SYVE TË MI,
 
LLOGJIKOJË ME TRURIN TIM, DHE FLAS ME GOJëN TIME. Shumë do ta quajnë një veprim
 
makabër këtë veprim. Ama unë do ti bëjë të gjithë që nga Suli, bregdet e deri në Berat e Vlorë
 
të pirdhen. Nëpër kuvënde e nëpër shtëpi do thonë të gjithë. Kur ai vari dhe fëmijë, neve të
 
rriturve do të na kursej? Do të shtrydhyn brekët nga shurra edhe kapedanët e tyre”. Hodhi sytë
 
nga Jusuf Harapi, por nuk arriti ta pyeste se çfarë mendonte, sepse duke dëgjuar edhe
 
mendimin e Vajës, u shpreh. “Unë nuk kam as më të voglën mëshirë Pasha. Të varen, dhe të
 
shikojnë të gjithë se nuk fal as fëmijtë Pashai i Janinës. Le ti kemi marrë si pengje”.
 
Ali Pasha u tërhoq disa metra larg tyre dhe ju fal Allahut duke ngritur duart përpjetë, Në atë
 
moment që e ndriçoi dhe pakë rrezja e Diellit, veshja e tij me ngjyra të vetëtishme i dha pamjen
 
e një engjëlli i dërguar nga zoti. Mustaqet dhe mjekra i jepnin një hijeshi, si i një mendimtari që
 
zbriti në atë moment për të vendosur drejtësinë njerëzore. Ndoshta ashtu e parafytyruan
 
agallarët e tij, por në fakt ai ishte një xhind i krijuar nga Zoti, ku herë herë shfaqej dhe si engjëll.
 
Ai ishte një xhind që kishte urdhëruar edhe për ti rjepur lëkurën njeriut që ishte kundërshtar i
 
tij. U afrua përsëri tek bedenat të shikonte fëmijte, të cilët nuk e dinin se ku i çonin. Atyre nuk u
 
ishte komunikuar asnjë vendim prokurori apo gjykate. As do tu merrej fjala e fundit. Ishte një
 
vendim vetëm i një njeriu. Ai ishte prokurori, ai ishte gjyqtari, ai ishte avokati. Të varen!
 
Koli i vogël, i cili as nuk dinte se ku i çonin, as nuk kuptonte përse ishte i lidhur me litar së
 
bashku me shokët më të mëdhenjë se ai. Po hapëronte me ato këmbët e vogla duke u mbajtur
 
për dore me më të madhin, i cili ishte nga lagjia e tij, Qeskun. Me dorën tjetër mbahej nga litari
 
I përbashkët. Shikonte të gjithë djemtë që ecnin sipas ritmit të hapave të tij të vockëla kokulur
 
dhe të përlotur dhe e pyeti Qeskun. “Do na varin?”. “Kush të tha”. “Ashtu i dëgjova shokët”.
 
Qesku mbahej më i fortë dhe mundohej te mos e jepte veten. Kujdesej gjithe kohes për Kolin e
 
vogël. Ja kishte lënë amanet i ati si më i madh.
 
Po ecnin dhe rruga deri tek rrapi u dukej e pambarim. Më në fund e panë edhe rrapin. I panë
 
edhe litarët e varur. Qesku i numuroi. Ishin gjashtëmbëdhjetë. Qau duke par Kolin e vogël. Qaujo për vete, por për Kolin. Përderisa ishte edhe litari i gjashtëmbëdhjetë, do të varej dhe ai. Uli
 
pak kokën dhe i pëshpëriti. “Mos u tremb. Ti nuk do të varesh. Nuk ka litar për ti”. E gënjeu, por
 
edhe Koli megjithëse kishte mësuar të numuronte deri në njëzetë, nga dridhja që i kishte mar
 
trupi, i ngatërronte. “Po juve?” Pyetjen e bëri duke qarë. “Nuk i dihet. Fundi nuk dihet deri në
 
sekontën e fundit”. Tahir Abaz beu që qëndronte më pranë Kolit, e dëgjoi bisedën dhe i
 
pëshpëriti. “Mos u tremb ti Koli.” “Po këta?” “Nuk e di çfarë të them”. Koli që në atë moment
 
pësoi tronditje. Fillimisht i dridhej i gjithë trupi. Mendoi se në ato litarë do tu dilte shpirti. Do të
 
mbyteshin.
 
Se si do vazhdonte të reagonte Pashai, kapedanët dhe agallarët po e vërenin dhe ndoshta
 
diçka prisnin. Me dulbitë që kishte në duar po luante si i vogël duke afruar malet e deri tek
 
shtëpitë e hirta. Në qëndër të vargut të djemve dalloi kërthiun e kapedan Shënvasiotit dhe u
 
drejtua nga servileët që e rrethonin. “Do të desha ta shikonte ai kapedani kërthiun e tij, se si do
 
të përpëlitet në litar”.
 
Retë e errëta e kishin mbuluar krejt qiellin e Janinës. Pa pritur një ndriçim i çastit u shtri në
 
qiell dhe bubullima tundi bedenat. Thanasi e këshilloi Pashain të futeshin brënda. “Nuk ka shi”.
 
“Ama ka vetëtima Pasha”. “Mos u tremb Thanas. Na mbron minareja”. “Pasha, ka vetëtima që
 
nuk i mban dot minareja. Nuk i dihet sa i sigurt është ai metali që ështe vendosur në majë të
 
minaresë”.
 
Ndërsa Ali Pashai me rrethin e tij i lan bedenat të ndriçoheshin nga vetëtimat dhe u
 
mbështollën në divan duke parë Pashain se si e thithte argjelenë, grupi i djemve po i afrohej
 
rrapit. Kola po qante duke u dridhur. Për atë lidhje me litar si kapedan, ishte shumë ,shumë i
 
vogël. Duke parë litarët e varur me lak, mund të merret me mend se çfarë ndien djemtë. Ndërsa
 
vetëtimat, sa u shtrua Pashai në divan, u shuan. Vënde vënde dielli lëshonte rrezet. Djemtë po
 
qanin. Më të fortë mbaheshin katërmbëdhjetë vjeçarët.
 
Në krah të djemve kokëvarur dhe shumë i menduar po ecte Tahir Abazi. Shpesh herë
 
ndihmonte Kolën te hapëronte. Ai kishte detyrim karshi djemve, dhe sidomos për më të voglin
 
e kapedan Thanas Shënvasiotit. Ndoshta nuk i ka kaluar me Pashain. Kur ai nuk dëgjon kapedan
 
Vajën që e ka vëlla qumështi dhe më të besuarin, ku pyeste ai për një Tahir Abazi. Ndoshta këto
 
mendonte në ato moment pasigurie që po shoqëronte këta fëmijë dhe po i çonte drejt litarëve.
 
“Janë fëmijë o Zot. Kjo është një masakër e paparë. Si do ta durojë”. Megjithëse i belbëzoi me
 
zë të ulët, Koli i dëgjoi dhe e pa në sy duke lëvizur këmbët e vogla. Tahirit i u drodh mustaqja
 
sidomos kur Koli e pyeti: “xhaxhi Tahir, përse do të na varin neve. Ç`faj kemi bërë. Ne jemi
 
fëmijë”. Tahiri pa e parë në sy, sepse ato tani i kishte hedhur tek rrapi dhe numuroi litarët ku i
 
prisnin kriminelët, ju përgjigj si pa mënd. “Jo juve more djal. Prindrit tuaj. Ata nuk duan të varen
 
nga ne”. Koli që nuk kuptonte e pyeti. “Përse edhe ata doni ti varni?” Jo mor bir. Jo në litar, por
 
të komandohen nga ne”.
 
Tahiri nuk e mbante veten për burr të ndershëm dhe bamirës. Përderisa ishte mbleksur me
 
Ali Pashain edhe ai si të tjerët ishte. Kusar dhe vrasës. Por jo për fëmijë. Ka ndodhur më ndonjë
 
luftë që janë vrarë, ama të çosh në litar në kohë të qetë gjashtëmbëdhjetë fëmijë, dhe ti varësh
 
tek rrapi para popullit, ky veprim nuk i dukej i ndershëm.
 
Populli në kalim shikonin litarët që vareshin në degët e rrapit dhe të gjithë bënin të njëjtën
 
gjë. I numuronin dhe mendonin se kush do të ishin këta të gjashtëmbëdhjetë martirë. Nuk ishte
 
e para herë . Në atë rrap litarët qëndronin varur. Por jo kaq shumë. Nën hijen e rrapit u dhanë
 
urdhër të ndalonin. Rrugët nga të dyja anët plotë me kureshtarë. Kurioziteti u shtua kur
 
vërejtën se drejt litarëve po mbarteshin një grup djemsh, fëmijë, të lidhur me një litar. Sa i
 
ndaluan nën rrap, të gjithë fëmijtë si ishin të lidhur për mezi me litarin e përbashkët, u bënë një
 
grumbull duke përqafuar njeri – tjetrin. Me sytë e përlotur po shikonin litarët e varur. Të gjithë
 
sa i vëzhgonin po qanin sidomos gratë që filluan kujën dhe shkulnin faqet. O Zoti Krisht, kij
 
mëshirë. Ç`po bëhet. U çmënd Pashai. Po përplasnin pëllëmbët, jo për duartrokitje. Ç`është kjogjëmë. Prindrit që kishin fëmijë, i rrëmbenin dhe iknin sa më larg për të mos i parë ata djem kur
 
ti varnin dhe të traugmatizoheshin. Rrëmuja u bë e madhe. Turma po shtohej. Rruga u
 
zhurmua.
 
Nën çdo litar të varur vendosën nga një fëmijë. Përveç njërit. Tahiri tërhoqi Kolin nga grupi
 
dhe e mbante përdore. Të pesëmbëdhjetë djemve u kaluan lakun, ndërsa pesëmbëdhjetë palë
 
duar mbanin shtërnguar litarët. Djemtë sado të forte që të ishin, filluan të qanin. Vetëm Qesku
 
e mbante veten më krenar, por edhe ai me lotë në sy, u foli shokëve. “Mos e jepni veten se jemi
 
burra. Le ta dënojë Zoti Krisht, Ali Pashain. Ta dini se do të na e marrin hakën”. Hyseni ngriti
 
dorën lartë dhe e uli me forcë, në shënjë të zbatimit të ekzekutimit. Trupat i çuan nga toka duke tërhequr litarët.
 
Shumë ulërima u dëgjuan nga grate dhe ju drejtuan Zotit. Shumë gojë ju drejtuan Allahut
 
dhe ranë në gjunjë duke pëshpëritur lutje. “Merru hak o Zot. Dënoi fajtorët”. Tahiri nuk e ngriti
 
kokën fare të fiksonte se kush mallkonte, por Hyseni që dhe i kishte shoqëruar djemte deri në
 
Janinë, dhe që sot i shoqëroi për t`u marrë jetët , foli me kërcënim. “Dëgjoni o popull i pa
 
bindur, dhe ju të bindur! Pashai nuk i dënoi kot këta djem. Kanë kundërshtuar Ali Pashain
 
baballarët e tyre dhe e kanë pritur me luftë. Pashain tonë ata nuk e duan”. Tahiri i bëri shënjë
 
të ndalonte, dhe Hysen agai e mbylli gojën.
 
Djemtë kur i çuan në ajër u lëkundën në litar, dhe Koli që kishte rrethuar për mezi Tahir
 
beun, u shkëput dhe ra i zalisur. Tahiri e permëndi, por kur pa shokët që tundeshin në litar dhe
 
që kërkonin ndihmë duke ngritur duart, drejtonte gishtin litar më litar dhe i çorientuar
 
përsëriste. “I varën. Shiko si tunden. Do vdesin. I tmerruar Koli thërriste shokët emër për emër.
 
I terrorizuar po fliste përçart. Ajo mëndja e vogël i jepte forma të frikshme fytyrës së tij të vogël.
 
Filloi të qeshte, pastaj të qante.
 
Kriminelët nuk i mbajtën më shumë se katër minuta në ajër, pastaj i lëshuan në tokë. Koli ju
 
shkëput Tahirit dhe shkoi mbi shokët. I tundi, u fliste, por kot. Tahir aga u shqetësua shumë për
 
të, kur Koli thërriste. “Vdiqën shokët e mi. i varën”. Po ato fjalë përsëriste. Si do ti justifikohej
 
Thanas Shënvasiotit. Ai bëri gabim që e mbajti djalin të shikonte atë skenë makabre. Per këtë u
 
pendua më vonë. Por çfarë do ti dërgonte Thanasit. Djali iku nga mëndja. Ishte i tragmatizuar.
 
Pas disa muajsh, shpirti i kolit gjashte vjeçar, u bashkua me shokët dhe u bënë
 
gjashtëmbëdhjetë “Kapedanë” që me urdhër të Ali Pashait u varën në rrapin e Janinës…
 
Fragment i shkëputur nga novela, Ali Pashai dhe gjashtëmbëdhjetë “KAPEDANëT”

Shkruar nga Kostandin Vogli

    600
    1