NË...

NË...

(poezi)

Nga Përparim  Hysi

Në jeta më"rrahu" me shpullë,

Fajin ma ka patur pak,koka.

Kur kurrizin nuk e bëra urë

Ta bëja si "disa" nga bota.

Kam qenë "element kryengritës"

Dhe kurrë derrit nuk i thashë dajë

Ndaj nuk m'u ndanë kamzhikët

Dhe në jetë s'e kam patur kollaj.

Keq isha unë nga biografia

Dhe duhet ta kafshoja gjuhën

Por bëja sikur "nuk e dija"

Telashe të mëdha m'u sulën.

Sado që telashe m'u sulën,

Unë gojën kurrë nuk e mbylla

Kokën asnjëherë nuk ma ulën

Dhe në jetë pata veç dimra.

Këta dimra me ngricë e me borë

Më thinjën mua parakohe

Veten nuk e heq si theror

Për njerëzit,kurrë nuk qeshë"jashtë loje".

Kam qenë"lojtar titullar"

Përherë kam qenë në"formacion"

Dhe mbeta gjithë jetës ushtar

I tillë do vdes:në pozicion!

Hiç pa m'u dridhur qerpiku,

Se ja "disa" bënë karrierë

Në mua nuk m'u nda kamzhiku

Nuk jam penduar asnjëherë.

Tiranë,14 mars 2024

    120
    1