Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?

RULES

RREGULLA PRAPRAKE TË “FJALËS SË LIRË”
Shënim paraprak:
 
Fjala e Lirë mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!


1. PARAQITJA

Herë pas herë do t’ju kërkohet që të paraqitni të dhëna vetjake (si për shembull, emrin dhe adresën e e-mail-it, fotografinë dhe pak të dhëna mbi veten), me qëllim që të merrni ose të përdorni shërbimet që afron “Fjala e Lirë”. Duke plotësuar të dhënat tuaja aty ku ju kërkohet, i jepni mundësi “Fjalës së Lirë” që t’ju ofrojë shërbimet që zgjidhni. Sa herë që do t’i jepni këto të dhëna, ne do t’i trajtojmë ato në përputhje me rregullat e përpiluara nga intelektualët drejtues të gazetës tonë kulturore-informative online. Shërbimet që ne kryejmë kanë për qëllim t’ju japin informacionin për të cilin interesoheni, dhe të paraqesin një vëzhgim bashkëkohor mbi krijimtarinë e krijuesve shqiptarë në të gjitha fushat e saj. “Fjala e Lirë” do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të synojë të zbatojë atë praktikë që sot për sot është më e mira në Internet. Që sot e tutje do të lejohen komentet që nuk fyejnë kënd dhe ata që paraqesin interes për grupin drejtues. Të tjerat do të fshihen mënjëherë.

2. VIZITORËT

Kur ju vizitoni faqet tona, këto, së bashku me atë që quhet cookie, bëhen download në kompjuterin tuaj (për më shumë informacion shih pikën 3). Kjo ndodh me pjesën më të madhe të faqeve të Internetit, thuajse me të gjitha, për shkak se cookie-t i lejojnë botuesit të faqeve të bëjë gjëra të dobishme, si për shembull, të gjejë nëse ju e keni vizituar apo jo faqen edhe më parë. Kjo bëhet pasi ju e vizitoni faqen përsëdyti, ku kontrollohet për të parë dhe gjetur cookie-n nga vizita juaj e fundit.
Çdo informacion i dhënë nga cookie-t mund të na ndihmojë që t’ju ofrojmë një shërbim më të mirë si dhe të analizojmë veçoritë e vizitorëve. Një shembull. Nëse gjatë një vizite të mëparshme ju keni shkuar në faqet e shkencës, ne mund ta mësojmë këtë nga cookie juaj, për rrjedhojë në vizitën tuaj të dytë mund të theksojmë informacionet për shkencën. RedSheriff, një shoqëri e pavarur që bën matje dhe kërkime, mbledh për ne të dhëna jovetjake të vizitorëve në faqet tona të Internetit. Më shumë informacion mbi deklaratën e shoqërisë RedSheriff për ruajtjen e privatësisë mund të gjeni në adresën http://www.redsheriff.com/6.0.0.htm.

3. COOKIET

Kur hyni në faqe Interneti, kompjuteri juaj automatikisht merr një cookie. Cookie-t janë skedarë teksti, me anë të të cilëve ofruesi i shërbimit (serveri) identifikon kompjuterin tuaj. Cookie-t nuk identifikojnë përdoruesin e kompjuterit, por vetëm kompjuterin. Shumë faqe përdorin cookie-t sa herë që ju i vizitoni ato, me qëllim që të gjendet numri i vizitorëve të faqeve. Vetë cookie-t regjistrojnë të dhëna vetëm për ato zona të faqeve të Internetit që vizitohen nga kompjuteri përkatës si dhe për kohën e vizitës. Përdoruesit mund t’i programojnë kompjuterët: t’i pranojnë të gjithë cookie-t, t’i njoftojnë ata kur faqja që vizitojnë ofron cookie, apo kurrë të mos i pranojnë cookie-t. Kjo e fundit nënkupton që disa shërbime të personalizuara nuk mund t’i ofrohen çdo përdoruesi.

4. KËRKIMI

Kur ju i jepni “Fjalës së Lirë” një klikim, qoftë edhe nga kompjuter publik, qoftë edhe nga emaila të stisur ne i detyrohemi kërkesës së ligjit në cyberspase për të dhëna vetjake, ne kemi detyrime ligjore për mënyrën e përdorimit të tyre. Ne duhet t’i mbledhim të dhënat siç duhet (shih shënimet në faqe të caktuara të Internetit që ju njohin me arsyet pse i kërkojmë këto); duhet t’ju themi se si do t’i përdorim ato; si dhe t’ju vemë në dijeni nëse vendosim t’ia kalojmë ato dikujt tjetër. Të dhënat tuaja vetjake do t’i mbajmë në sistemet tona për aq kohë sa na duhet të sigurohemi që shërbimi ynë po shkon mirë. Ne ju sigurojmë që të gjitha të dhënat vetjake që marrim prej jush, ruhen të sigurta, në përputhje me Ligjin e Ruajtjes së të Dhënave të vitit 1998.



5. Si t’i gjeni dhe t’i kontrolloni cookie-t
Nëse përdorni Netscape 6.0, veproni si më poshtë:
Në Task Bar kliko sipas radhës:
1. Edit
2. Preferences
3. Advanced
4. Cookies

Nëse përdorni Internet Explorer 5.0 ose 5.5, klikoni sipas kësaj radhe:
1. Tools
2. Internet Options
3. Security tab
4. Custom Level
5. Shkoni poshtë në opsionin e gjashtë dhe shikoni se si përdoren cookies nga IE5 dhe klikoni, sipas rastit, Accept, Disable ose Prompt

Nëse përdorni Internet Explorer 4.0, ndiqni këtë radhë veprimesh:
1. View,
2. Internet Options
3. Advanced tab
4. Shkoni poshtë në ikonën me pikëçuditëse të verdhë nën Security dhe zgjidhni një nga tri opsionet që rregullojnë përdorimin tuaj të cookie-t.

Në Internet Explorer 3.0:
Ju mund të përshkoni: Vieë, Options, Advanced, pastaj të klikoni butonin që thotë “Ëarn before Accepting Cookies”

Nëse përdorni Netscape Communicator 4.0:
Në Task Bar klikoni:
1. Edit
2. Preferences
3. Advanced
4. Përcaktoni opsionet në kutizën Cookies.

9. Si të mësoni se cilat faqe të Internetit përdorin cookies
Nëse përdorni Netscape 6.0:
Në Task Bar klikoni:
1. Edit
2. Preferences
3. Advanced
4. Cookies
5. Vieë Cookies

Nëse përdorni Internet Explorer 5.0:
1. Tools
2.Internet Options
3. General tab
4. Settings
5. Vieë Files

Nëse përdorni Internet Explorer 4.0:
Klikoni në Task Bar:
1. Vieë
2. Internet Options
3. General tab
4. Settings
5. Vieë Files

Nëse përdorni Internet Explorer 3.0:
Klikoni në Task Bar:
1. View
2. Options
3. Advanced
4. Vieë Files.

Netscape Communicator 4.0:
Netscape-i i grumbullon të gjithë cookie-t në një skedar në hard drive-in e kompjuterit tuaj. Gjeni skedarin që titullohet Cookies.txt në Ëindoës.

6. Si ta shihni kodin tuaj të cookie-t
Klikoni te një cookie për ta hapur. Do të shihni një sekuencë të shkurtër shkronjash dhe numrash. Numrat janë letërnjoftimi juaj, i cili mund të shihet vetëm nga serveri që ju ka dhënë cookie-n.

7. Postimet do të bëhen në kendin e anoncuar ne faqen hyrese  dhe duhet të jenë në  Times New Roman me madhësi numer 12 dhe justified. Ju lutem shoqëroni librat tuaja me foto jpg ose gif.

8. “Fjala e Lirë” nuk do të lejojë komente fyese dhe denigruese për asnjë nga krijuesit.
9. Përdorimi i fjalëve ofenduese do të detyrojnë drejtuesit e saj të mënjanojnë atë që shkel rregullat e saj.
10. Komentet do të botohen vetëm atëherë kur ato do të shihen të arsyeshme në përputhje me rregullat e pranuara.
11. Anëtar i “Fjalës së Lirë” është cdo intelektual që pranon rregullat e saj.
12. E drejta e fjalës dhe liria e saj nuk nënkupton spekullim, anarki dhe ofendime.
13. Mendimet ndryshe dhe ata që kanë kundërshti le të shkëmbehen në posta private dhe konfidenciale.
14. Secili ka arsyet e veta të mendojë dhe analizojë ndryshe, por gjithmonë në bazë të rregullave.
15 Nuk do të botohen shkrime, krijime, komente që nuk janë të shkruara në formatin drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe.
16. Drejtuesit e “Fjalës së Lirë” nuk mbajnë përgjegjësi për komentet që nuk përshtaten.
17. “Fjala e Lirë” gëzon të drejtën e autorit dhe botuesit.
18. “Fjala e Lirë” nuk do të debatojë me asnjërin, që ka mendim ndryshe, por do të detyrohet të zbatojë ligjin për botimet online të miratuara nga rregullorja cybernetike.
19. Mirënjohja është për të gjithë.
20. Analizat e mundshme janë falas dhe krejt humane, në mënyrë që të krijohet një perspektivë disi e nevojshme për brezat.
21. Copyright © 2004- 2009 Fjala e Lire  Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesërishëm i materialeve të faqes pa kërkuar leje. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!


Rregullat do te plotesohen gradualisht.



Posted by M.I.P. at e mërkurë, tetor 01, 2008

Log in
Featured author
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1