Sections
Navigate archive
| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Një takim me mbresa shumë
Qeshë dëshmitar i një takimi mbresëlënës. Nga një si mbresëlënës, u kthye në një takim me mbresa shumë. Thotë Kadare në një libër për Kosovën: " Ra ky mort" dhe u pamë. Por nga të mëdhenjtë ke seç mëson. Duke "vjedhur" paksa dhe "për të humbur gjurmët e kësaj vjedhjeje", unë do të shkruaj: Qe një gëzim që jo vetëm na takoi me miq e mikesha që na i do zëmra, por një takim që na la mbresa shumë.
* * *
Isha i ftuar në një promovim libri nga mikesha ime, Meri Lalaj. Do promovonte librin e saj "Dashuri e ndaluar". E bënte për së dyti, se i pari qe "avulluar nga të gjitha libraritë. Pse korri të tillë dafina (nuk po e fut në thonjëza fjalën dafina ), autorja, u detyrua që ta ribotonte. Këtë radhë botuesi qe më cilësor. Libri qe punuar me shije dhe, me që më qan syri për të parë libra të tillë ku botuesi punon me cilësi, gjej rastin me anë të këtij shkrimi që të falnderoj, shtëpinë botuese "Filfara" dhe pronarin, Fatmir Xhemalaj. Fatmiri nuk është nga ata botues që të rendi pas intresave komercilale. Ai është një intelektual që investon, në radhë të parë, dashurinë për librin dhe, po të vësh re, në të gjitha botimet që mbajnë vulën e këtij enti botues, nuk ke për të gjetur qoft dhe një autor që mos mbetë i kënaqur. Duke shkruar për Fatmirin, unë nuk mund të rri pa përmëndur dhe për bashëshorten e Fatmirit, Fatmiroshen, e cila, është një nga ato femra, që të "vë poshtë" (me kutptimin e mirë të kësaj fjale, natyrisht ) me dijet e saj në disa fusha: histori-gjeografi, po se po, por dhe si një metodiste par exelencë. Kur flas kështu, mos kujtoni se po bluaj në erë. Jo. Përkundrazi. Kemi qenë kolegë në Drejtorinë Arsimore të Fierit dhe, Fatmiroshe Xhemalaj (Shehu), ka qysh nga viti 1997 që punon në Ministrinë e Arsimit si inspektore. Për meritat e saj, sado kalimthi, as që do kisha folur, po mos ishte shkaku: "Filara".
* * *
Promovimi i librit të Meri Lalajt u bë tek një sallë e Ministrisë së Kulturës. Auditori qe plot. Ndërsa në tavolinën qëndrore, u vendos autorja, përkrah, në dy anët e tyre, qenë botuesit: Fatmir e Fatmiroshe Xhemalaj. Unë deri tani kam botuar 9 libra, po kurrë nuk ka ndodhur që një botues imi të më shoqërojë në promovim. Nuk kam parë mjedis më të ngrohtë. Fjalën e mori botuesi dhe, pasi i dha fjalën autores, foli zonja Meri Lalaj. Zonja Lalaj ka përvojë me këto promovime dhe e di mirë seç pret auditori. Ajo nuk është vetëm shkrimtare, por edhe një përkthenjëse mjaft e mirë. Për lexuesit shqiptarë, Meri Lalaj, është shkrimtarja që ka bërë emër, me librin për Lasgushin, me përkthime, si: jetëshkrimi i Eseninti, për Anna Ahmatovën , për Bet'hoveni e revolucioni francez e të tjera ,e të tjera. Meri Lalaj, e kursyer në fjalën e saj, tha, mes tjerash:
-Ju falnderoj dhe nuk do them ndonjë gjë të madhe, por do t'ju lexoj nja dy radhë nga libri. Aty, në aq radhë që lexoi, sikur grishi auditorin për të formuar, sado pak, një ide rreth librit. Atë që la pa thënë autorja, e plotësuan me fjalën e tyre, ata që morën fjalën.
* * *
Natyrisht, unë nuk jam një kronikan i mirëfilltë i këtij takimi mbresëlënës, por dhe një soditës indiferent nuk qeshë. S'kam se si mos vlerësoj fjalën e zonjës Fatmiroshe Xhemalaj, e cila, në vija të trasha, i tregoi auditorit gjithë ato vlera të këtij libri që,veç tjerash, pasqyron gjithë atë golgotë që kanë hequr familje të tilla elite në Shqipëri,siç qenë Alizotët apo dhe ca më tutje, gjithë ata që "fqinjëruan" me ta apo ca më shumë: bënë krushqi me ta. Shpata e diktaturës ra dhe mbi ta. Një nga ato që e kanë provuar këtë golgotë, është dhe zonja Meri Lalaj.
Një zonjë tjetër (të më fali që nuk po e lakoj me emër për shkak të kujtesës sime shterp !), duke folur me superlativa për romanin, bëri një propozim shumë të veçantë: -Unë zotohem që ta përkthej në italisht, se jam e sigurt për vlerat e librit.
Poeti Agim Bajrami që kish ardhur enkas nga Durrësi, jo vetëm e lakoi librin si një vlerë në fondin e letërsisë shqiptare, por vuri në dukje,veç tjerash, altruizmin e z.Meri Lalaj. Ai tërhoqi vëmëndjen e auditorit se si, Meri Lalaj, vazhdimisht ka qenë shoqe intime e çiftit Kadare dhe, sidomos, Helenës. Po kështu me çftin Agolli dhe, po të zëshë e të numërosh ato "bëma" të autores, duhet thënë se shtëpia e saj në Pogradec ka qenë me portahapur për shumë krijues që kalonin pushimet verore në Pogradec.
Auditori dëgjoi me shumë vëmëndje fjalën e një nga bashkëvuajtësit të asaj golgote made in dikataturë. Fjala e Gëzim Çelës që, sado i dënuar atje, në Manzë, nuk frikohej tek hynte e dilte në atë barakën ku ishin strehuar familjarisht autorja ( nga mësuese anglishteje në punëtore në minierë). Qe një barakë, -tha Gëzimi,- ku ç'binte jashtë, hynte brënda. Veç kësaj, baraka qe ngritur mu buzë një përrroi, sa kur përroi vërshoi, mori me vete orendi dhe gjithë librat që kish familja. "Faji" i vetëm i Meri Lalajt qe se qe martuar me dashuri me një të deklasuar ?!!!
Emocione pati kur një adoleshente, me shënjë dashurie, shkoi dhe i dhuroi autores një buqetë me lule. Mbresa qe e prekshme dhe shumë domethënëse. Adoleshentja me tufën me lule ishte vajza e ingjinierit Kujtim Arshi Shehu. Edhe Kujtimi e pagoi për një thelë, një pelë. Vetëm e vetëm se Arshiu ishte i vëllai i ishkryeministrit, Mehmet Shehu, që "vrau veten?!". Në se shihni që pikëpyetja ime është e shoqëruar me pikëçuditëse, ta dinë që është e qëlimshme. Ndryshe nga shumë njerëz (qoft dhe nga i biri i Mehmet Shehut që shkruan libra ) unë kam mendimin e rrënjosur: Mehmet Shehu nuk ka vrarë veten, po e vranë. M'u bë qejfi që e bija e Kujtimit (ah, sikur ta njihnit që atë kohë Kujtimin se sa i mirë dhe se sa i sjellshëm ka qenë!) qe bërë aq e mirë dhe rrezatonte mirësi si i ati. Të më falë, se të ëmën nuk i njoh dhe kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di.
Folën dhe të tjerë, por siç thashë, unë u largova nga ky takim me shumë mbresa.
* * *
Botuesit fisnikë u treguan si xhetëlmenë të vërtetë. Ata morën atributet e një shtëpie të mirë e fisnike. Në dy tavolina, me shpenzimet e tyre,ata organizuan një koktej të vogël. Me këtë organizim, ata të "Filfarës" sikur të shkelin syrin dhe të thonë:-Hajdeni tek ne ! Dhe me të vërtetë që e meritojnë. Si një aspirant që jam gati për të botuar, pa mëdyshur, do rend për tek ta. Të jem i vetëm? Nuk ma merr mëndja.
* * *
Këto shënime do të ishin krejt të mangta, në se nuk do sillja për ju dhe ca mbresa që lindën vetevetiu. Lakova më sipër, Gëzim Çelën, por nuk kam si mos tregoj me ca penelata të "trasha" kush është Gëzim Çela. Patëm aq kohë (shumë pak kohë) sa dolëm pak të" njohur". Ai, Gëzim Çela, qenka burgosur nja tri herë të mira nga diktatura dhe paska trokitur tek "porta e ferrit". Kjo trokitje nuk është metaforike, por realitet rrënqethës. Mendoni Spaçin e Burrelin; mendoni se familja e Xhelal Koprënckës ka qenë "shtëpi e dytë" e Gëzimit. Jeta e Gëzim Çelës është një roman më vete. Ai, kalimthi, ka treguar përmjet librit "Klithma e një nëne" që ma dhuroi, kur pimë një kafe si me vrap,aq sa harroi dhe kutinë e duhanit në klub. Por Gëzim Çela është një person që duhett mbajtur mend: në burg tek i kërkoi nënës së vet një kitare, a e dini se kush ia dhuroi? Vet Artistja e Popullit, Vaçe Zela. Pa m'i përqasni paksa dhe bëni vet përfundimin. Artistja e Popullit, Vaçe Zela, i dhuron një të burgosuri politik kitaren e saj. Përmjet duarëve të të burgosurit të bukur që quhej Gzëim Çela, ushtonte kënga dhe për Vaçen. Dhe sikur ta shihni Gëzim Çelën! Ia përçudnuan bukurinë (të kishit mundësi t'i krahasonit para dhe pas burgut) do ndodhte ajo çudia,që populli këndon:
"Kanan! T'u prish bukuria
Le të rrojë Shqipëria!
Shqipëria le të rrojë
Paçka se mbeta pa gojë..."
Jo.Gëzim Çelës ia "vranë bukurinë e rinisë", por ai vjen dhe të bëhet edhe më i bukur, me karakterin e tij. Me burrërinë. As që e zë në gojë këtë, por duket siç duket dielli që nuk ke nevojë të pyesësh. Çudia qe aq e madhe, kur mora vesh që nëna e Gëzim Çelës, nuk paska qenë askush tjetër, veç ajo teta Roza që në vitn 1953 ma lyente dhe mua bukën me pak sheqer atje, në Lushnje, kur qe komshia e xhaxhait tim. Nënë Roaza nuk rron më, por m'u bë qejfi që kësaj mamie të vjetër, Lushnja i ka dhënë titullin "Nderi i Lushnjes".
* * *
Aty, në auditor, u njoha me poetin lirik , një nga më të ëmblit e lirikës sonnë, Agim Bajrami. Me hulumtuesin në fushën e historiisë, Pëllumb Goricën,me avokatin-këshilltar ligjor,Sami Velçani. Me këta,ashtu shpejt e shpejt, sikurr po na ndiqte dikush me shkop, pimë një kafe. Agim Bajrami më dhiuroi dhe një libër ( është autor i disa libarve ) për fëmijë me vjersha. E lexova me qejf dhe, në se i bie në dorë ky shkrim imi Agimit, i them vetëm kaq; shkrimtarët për fëmijë krahasur me të tjerët që shkruajnë vetëm për të rritur, më kujtojnë mjekët humanë dhe ata që merren me kafshët. Për mua, më të zotët janë veterinerët. Humanët, sado të zotë, e pyesin pacientin se nga se ankohet. A e bëjnë dot këtë gjë veterinerët? Pra,shkrimtarët për fëmijë janë më të zotët. Agimi siç shkruan lirika të bukura, po aq bukur ka hyrë në shpirtin e fëmijëve. Kur më bën mua të qeshë, s'kam se si mos vë re buzët vesh më veshë të mijëra fëmijëve që lexojnë librat e këtij poeti sa të bukur, aq dhe të varfër. Kur më tha se nuk kam internet se nuk i përgjigjem dot, më zuri llahtara.
Pëllumb Gorica është në sinkron me emrin. Një pëllumb i vërtetë. I urtë, flet avash e dëgjon shumë. Në shkrime është i saktë dhe nuk ka as vetpëlqesë dhe as kapardisje.
Avokati, Sami velçani që nuk është nga ata që të drejtën e kthen sipas interesit, por di siç të mban leksion në drejtësi, të flas si i barabartë dhe në fushën e letrave.
Është pasionat dhe në bisedë shumë luajal.
Por tek e mbyll këtë takiim kaq mbresëlënës, s'kam se si mos kërkoj ndjesë për ndonjë që, fare rastësisht, nuk e përmënda në këtë shkrim.
E,sa për miken time, Meri Lalaj, sado që e thashë fjalën time, i uroj:- Me të tjera libra, mikja ime!
Tiranë, 3 mars 2013
Rate this article







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment